Lëvizja FOL ka reaguar sot për vendimin e së premtes Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave, duke thënë se kundërligjshëm ndryshuan strukturën udhëheqëse.
Ajo theksoi se kjo u bë pa kaluar një proces i konsultimeve publike.
“Disa anëtarë të Bordit të KPM-së të cilët kundërligjshëm ndryshuan strukturat udhëheqëse të borit, para përfundimit të mandateve ligjore, ku përmes ndryshimeve aktuale të rregullores së punës së KPM-së, ata në mënyrë të kundërligjshme ndryshuan rregulloren duke mundësuar zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit brenda një muaji, para përfundimit të mandateve të tyre ligjore.
Ky akt u ndërmarrë pa kaluar një proces i konsultimeve publike, duke shkelur nenin 8 të ligjit për komisionin e Pavarur të Mediave, i cili kërkon përfshirjen e qytetarëve në ndryshimin e akteve nënligjore. Pas ndryshimit të kësaj rregullore, anëtarët e KPM-së ndryshuan strukturat aktuale të KPM-së, në kundërshtim me procedurat ligjore, duke krijuar një precedent të rrezikshëm që synon kapjen politike të institucioneve të pavarura, duke cenuar parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës“, tha ajo, duke shtuar se Kuvendi ka dështuar të zgjedh anëtarët e këtij bordi para fushatës zgjedhore.
Me katër vota për, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Bordit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Kjo pas propozimit të disa nga anëtarët në këtë institucion që kryetari të zgjidhet sot, meqenëse mandati i kryetarit, Jeton Mehetmi përfundon të martën.
Me të zgjedhur kryetari i ri, Mehemti ka kërkuar që vazhdimin e mbledhjes të bëjë Berisha.
Mirëpo, me këtë nuk u pajtuan disa nga anëtarët prezent. Sipas tyre kryearti i sapo zgjedhur sot vazhdon mandatin e tij nga dita e martë dhe jo nga sot.
Lidhur me mbledhjen e djeshme të KPM-së, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK.
Në reagim thuhet se po përcjellin me shqetësim mbledhjen e sotme të Komisionit të Pavarur të Medieve, në të cilën është votuar një kryetar i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti.
“Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual. AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme. Komisioni i Pavarur i Medieve, si organ kushtetues, luan rol të rëndësishëm në rregullimin e skenës mediale në Kosovë dhe, si i tillë, duhet ta ruajë pavarësinë e plotë dhe të mos lejojë ndërhyrjet politike”, thuhet në reagim.
Edhe aktivistja e shoqërisë civile, Flutura Kusari ka alarmuar se propozimi për ndryshim-plotësimin e rregullores së punës së KPM-së paraqet përpjekje për “kapjen” e KPM-së.
“Kapja politike e KPM-së u kompletua. Siç ju paralajmërova: Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm; Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së; KPM tash ka kryetar jolegjitim. Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione. Ne punën tonë e kryejmë, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së”, thuhet në reagimin e saj.
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Kosovë. Ai është themeluar në vitin 2005 dhe ka për përgjegjësi të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

VLEN: Ende nuk i kemi ndarë komunat për zgjedhjet lokale

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe