LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni Hysaj vlerëson lojën e Shqipërisë dhe punën e përzgjedhësit Sylvinho

Kapiteni Hysaj vlerëson lojën e Shqipërisë dhe punën e përzgjedhësit Sylvinho

Elseid Hysaj vlerësoi maksimalisht sfidën e kuqezinjve ndaj Moldavisë dhe tha se kjo është rruga që kombëtarja duhet të ndjekë.

Ai ka lavdëruar punën e bërë nga përzgjedhësi Sylvinho, gjë që u pa edhe në fushën e lojës, pasi kuqezinjtë krijuan shumë raste.

A besoni se kjo është forma më e mirë e Kombëtares?


Unë besoj që në këtë ndeshje sot kemi treguar një formë shumë të mirë dhe nëse vazhdojmë kështu, do të jetë shumë e vështirë për të gjitha skuadrat kundërshtare.

Duket se me skemat e Sylvinhos jeni përshtatur të gjithë më mirë…

Besoj që po, sepse kemi shumë lojtarë që luajë me katër në mbrojtje, në skuadrat përkatëse. Edhe Bajrami gjen veten më mirë me këtë skemë, ndaj besoj se ishte zgjedhje e mirë ajo e Sylvinhos trajner.

Çfarë i thatë Uzunit, kur vrapuat 70 metra dhe e patë të humbë atë rast?

I thashë shyqyr që ishte pozicioni jashtë loje…

Cili është çelësi i suksesit të Shqipërisë?

Sylvinho na ka karikuar shumë dhe na ka motivuar të bëjmë më të mirën. Kemi shumë djem të rinj, që edhe pse nuk luajnë shumë, na japin vërtetë shumë, duke u stërvitur me profesionalizëm dhe duke na motivuar të gjithëve./Super Sport/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Kalo në kategori