Organizata gjermane, Sprout, ka njoftuar për largimin nga ekipi të lojtarit Rasmus "⁠raalz⁠" Steensborg.

Ky është ndryshimi i dytë që Sprout e bëri brenda një jave, pasi të dielën u largua anëtari afatgjatë, Timo "⁠Spiidi⁠" Richter dhe tani skuadra evropiane ka mbetur me vetëm tre lojtarë në formacionin aktiv.

Kapiteni raalz me origjinë nga Danimarka, u transferua në ekipin Sprout nga Lyngby Vikings në gusht të vitit 2021, duke e zëvendësuar Denis "⁠denis⁠" Howell.

Lojtari 27 vjeçar udhëhoqi ekipin Sprout në disa gara të mëdha të CS:GO, siç janë IEM Katowice 202, IEM Cologne 2022 si dhe ESL Pro League 15.

ralzinjo scaled (Foto: HLTV)

Nuk dihet ende nëse raalz do të bëhet pjesë e ndonjë skuadre, para se të fillojnë garat e CS:GO në mes të gushtit.

Organizata gjermanetani është në kërkim të dy lojtarëve përpara debutimit të tyre në ESL Challenger Series Season 42 Europe më 16 gusht.


Ky është formacioni i ekipit Sprout pas largimit të kapitenit raalz:

Fritz "⁠slaxz-⁠" Dietrich

Laurențiu "⁠lauNX⁠" Țârlea

Victor "⁠Staehr⁠" Staehr

Danny "⁠BERRY" Krüger (trajneri)


/Telegrafi/

telegrafi sport app