LAJMI I FUNDIT:

Kapet plaçkitësi i dy barnatoreve në Shkup

Kapet plaçkitësi i dy barnatoreve në Shkup

SPB Shkup dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër katërdhjetë vjeçarit S.H. nga Shkupi për shkak të dyshimit se dy herë ka plaçkitur barnatore me çka në mënyrë joligjore ka përfituar 31.330 denarë.
Veprat penale S.H. i kishte kryer javën e kaluar, nga 7 deri më 13 mars. në orët e mbrëmjes, në barnatoret në vendbanimet Aerodrom dhe Gjorçe Petrov.

Sipas MPB-së, pasi S.H. sigurohej se nuk vërehet prej askujt, ka hyrë në barnatore me pistoletë dhe me kanosje për jetën ndaj të punësuarve, prej arkave ka marrë para dhe produkte të tjera dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes ngjarjes.


Pas aktiviteteve të ndërmarra, në bazë të urdhërit paraprak nga Gjykata Themelore Shkup 1, është kryer bastisje në shtëpinë e S.H., ndërsa është shqyrtuar edhe video materiali prej kamerave të sigurisë të të dyja barnatoreve. Është bërë edhe identifikimi nga të punësuarit të cilët kanë konfirmuar se S.H. është kryerësi i veprave penale./Telegrafi/