Kapet në flagrancë duke vjedh veturën, arrestohet i dyshuari në Tiranë

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 35-vjeçar, banues në Tiranë pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke e vjedhur një veturë në Yrshek.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se është sekuestruar automjeti i vjedhur.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacionit të marrë se në Yrshek ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar shtetasi D.K., 35 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.
Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/


































