LAJMI I FUNDIT:

Kapen për flokësh në mes të lokalit, u ndanë nga partnerët e tyre me shumë vështirësi (Video)

Kapen për flokësh në mes të lokalit, u ndanë nga partnerët e tyre me shumë vështirësi (Video)

Për afro pesë minuta, dy blerëse janë kapur për flokësh dhe po rriheshin, ndërsa stafi i lokalit që ndodhet në Lancashire të Anglisë, nuk kishte çfarë t’ju bënte.

Të pafuqishëm ishin edhe partnerët e tyre, që me shumë forcë i larguan prej njëra tjetrës, transmeton Telegrafi.


Të pranishmit shikonin të habitur, derisa njëri prej tyre e filmoi një pjesë të skenës së pazakontë.

Derisa shumë rrobe dhe struktura metali janë rrëzuar në dysheme, nuk raportohet për ndonjë dëm.

Në anën tjetër, nuk dihet për lëndimet që pësuan ato, apo nëse janë nën ndjekjen e forcave të rendit, për prishjen e qetësisë. /Telegrafi/