LAJMI I FUNDIT:

Kapen një sasi armësh në Shtupel të Klinës

Kapen një sasi armësh në Shtupel të Klinës
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një bastisje në Shtupel të Klinës ka gjetur dhe konfiskuar disa pushkë automatike, revole dhe fishekë, ndërkohë që është arrestuar një person.

Rasti ka ndodhur  mbrëmë rreth orës 23:40, përderisa patrulla e Policisë së Kosovës ishte duke zhvilluar një plan operativ, ka pranuar një informacion se një person në një lokal posedon armë.

Gjatë kontrollimit është gjetur arma-pistoletë e tipit  ‘Zastava 7.65mm’, prodhim jugosllav, 1- karikator dhe 6 copë fishekë të njëjtit kalibër.


Personi i dyshuar E.I. (1994), është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën me shkrim të lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë – dega Klinë, sot ka kryer bastisjen e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy vëllezërve A.I. dhe A.I. në fshatin Shtupel-Klinë, përcjell Telegrafi.

Gjatë bastisjes, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar :

një pushkë automatike AK-47, prodhim jugosllav, dhe 4 karikator të AK-47,

një pushkë automatike 20-she, prodhim i Shqipërisë me 1 karikator,

një pushkë automatike ‘Sharc’, prodhim kinez, 1 karikator me 22 fishekë të kalibrit 7.62x25mm, një pistoletë Zastava M-57, prodhim jugosllav, 1 karikator me 6 fishek të kalibrit 7.62x25mm dhe tre fishek të kalibrit 16 GA.

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori