LAJMI I FUNDIT:

Kapen disa të mitur në gjendje të dehur në Manastir

Kapen disa të mitur në gjendje të dehur në Manastir

Më datë 23.10.2022 në ora 22:30, në SPB Manastir është raportuar se në një objekt me qira në rrugën “Elpida Karamandi” në Manastir, ku është organizuar një festë, janë kapur disa të mitur të cilët kanë konsumuar alkool.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë punonjës policorë të Departamentit të Policisë Kriminale, Departamentit për Krime të Përgjithshme në kuadër të SPB Manastir, nga ku është konstatuar se të miturve u është lejuar konsumimi i pijeve alkoolike, të blerë nga V.S.(19) nga Manastiri, i cili ka qenë i pranishëm në vendin me të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale të dëuar nga neni 204 paragrafi 1 i Kodit Penal.


Gjatë kontrollit është konstatuar prania e alkoolit tek nëntë të mitur dhe të njëjtit janë dorëzuar te prindit e tyre.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresa përkatëse./Telegrafi/