LAJMI I FUNDIT:

Kapen 104 kilogramë kanabis në Vlorë, arrestohet 48-vjeçari

Kapen 104 kilogramë kanabis në Vlorë, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Vlorës ka njoftuar sot finalizimin e një operacioni policor të koduar “Reset” për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale të Policisë së Vlorës.


Policia ka arritur të arrestojë shtetasin K.(N.).S., 48 vjeç, banues në Vlorë, drejtuesi i automjetit që transportonte 10 pako me 104 kilogramë lëndë e dyshuar lëndë narkotike kanabis.

Sipas policisë, 48-vjeçari rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.

“Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Novosel”, sqaron policia.

“Gjatë kontrollit në automjetin tip “Chrysler”, në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totalë 104 kilogramë. Pakot me kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular”, shton policia.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori