LAJMI I FUNDIT:

KAPAKU I TENXHERES

KAPAKU I TENXHERES

Poezi nga: Charles Baudelaire
Përktheu: Fan Noli

Kudo që vete nëpër tok’ e nëpër det,
Ku klima ngroh, e dielli të ngrin mynxyrë,
Dishepull i Jesujt, a derr pa selamet,
Lipës i humbur, a miliunar i fryrë.


Fshatar a qytetar, i çkafët a tembel,
Me trurin që lëvrin, a që gërret e fle,
Njeriu, lëmsh prej një mysteri teveqel,
Më kot përpjet’ i drithtëruar syt’i ngre.

Dhe qjelli si kube qëndron prej shpelle gufe,
Tavan i ndritur prej një operaje bufe.
Ku çdo xhambaz mi pellk prej gjaku po këcen.

Për mëkatarin tmerr, për murgun shpres’ e murme,
Qjelli kapak po e mbulon tenxheren zhurme
Ku e padukur njerëzi’ e zezë zjen.