LAJMI I FUNDIT:

Kaosi në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë shtatë deputetë të opozitës

Kaosi në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë shtatë deputetë të opozitës

Shtatë deputetë të opozitës janë përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë.

Përjashtimi i tyre erdhi me kërkesë të PS, lidhur me tensionet e shkaktuara gjatë ditëve të fundit në Kuvend.


Deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu.

Më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.

Sjellim në vëmendje se vendimi për përjashtimin e deputetëve është marr pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.