LAJMI I FUNDIT:

Kaosi me strukturë

Një fushatë jonormale dhe e shpejtë mundet t’i shkojë përshtati vetëm atyre që e qeverisin Kosovën nga nëntoka dhe kurrsesi qytetarëve të këtij vendi, dhe nëse përkrahet edhe nga faktori ndërkombëtarë, kjo do të ndikoi edhe më tej në rënien e imazhit të qarqeve ndërkombëtare në këtë vend. E kjo do të sillte kah kaosi i vërtetë.

Krejt ky kaos, i cili kryesisht zhvillohet ne media dhe parlament, e jo në jetën reale, në fakt nuk është pa strukturë dhe i pa menduar mirë. Strategët e krizave i kanë përcaktuar drejtimet dhe akterët. Inxhinierët janë vetëm duke e ekzekutuar krizën. Kriza synon ruajtjen e pozicioneve të cilat janë ndërtuar në mënyrë jolegale dhe përfituese në shtet dhe ekonomi.


Para kësaj ekzistonin dy strategji në nivel vendi. Njëra që udhëhiqej nga klasa në pushtet, dhe e cila synonte edhe një mandat, ndoshta edhe dy ( 8 vjetët e premtuara ) dhe të privatizonte krejt pronën publike me kushte të mjerueshme, duke ndërtuar një aleancë interesi me grupe të fuqishme të jashtme, tejet të dyshimta edhe në vendet nga vijnë. Me klasë në pushtet, nënkuptohet edhe pozita edhe opozita (kujtoni vetëm kompromiset nëpër borde të kompanive apo nëpër komuna)

Në anën tjetër ekzistonte një frymë e re, që po formësohej në drejtim të krijimit të alternatives antikorrupsion, antikrim dhe proeuropiane, e cila po strukturohej në formën e dy partive të reja si VV dhe FeR. Kjo frymë po gjente gjithnjë e më tepër simpati në qarqet qeveritare dhe joqeveritare perëndimore dhe po rrënonte dalëngadalë jo vetëm besimin, por edhe konjukturën e ngritur për nevoja të krizës, ku përfshiheshin edhe qarqe ndërkombëtare. Njëkohësisht, po ngjallej shpresa te populli i këtij vendi se ka një alternativë qytetare e cila hapë rrugën në mënyrë të pranueshme kah Evropa, për synimin e shoqërisë tonë për një shtet normal dhe demokratik.

Mashtrimi strategjik

Akuzat e paraqitura në media, sollën para arrestimit kuadro të larta jo vetëm të pozitës, por edhe të opozitës dhe e alarmuan qendrën e interesit, e cila përcakton në fakt krejt lojën e pozitës dhe opozitës bashkë. Grindjet e tyre kanë vetëm karakter të luftës brenda familjes.

Zgjedhjet që po parashiheshin diku kah fundi i pranverës 2011 nuk po premtonin asgjë të mirë për elitat, po shihej se klasa e korruptuar, e cila emërohej me koalicionin PDK – LDK do të hynte në një luftë për pushtet, dhe se sipas të gjitha gjasave do të e humbte atë. Kjo u pa edhe me krizën rreth PTK në parlament ku u zbulua qartë konjuktura e koalicionit, dhe loja doli në një dimension krejt tjetër.

U mbushën mediet me një konflikt imagjinar PDK-LDK, duke hedhur me një zhurmë shurdhuese në margjinë dy grupimet e reja politike të së ardhmes. Destabilizimi i vendit po dukej si kërcënim real dhe si diçka e cila mund të bëhej lehtë nga pozita e korruptuar nëse detyrohej të largohet nga pushteti. Vëmendja përpos nga Fryma e Re u largua edhe nga projektet korruptive të privatizimit të ndërmarrjeve publike.

Lufta e trilluar PDK–LDK po vazhdon kinse me rreshtime për dhe kundër, duke zënë hapësirën mediale dhe duke synuar që zgjedhjet të mbahen në një afat sa më të shkurtër duke llogaritur kështu se do të ruhet sërish struktura dhe dominimi i interesave klandestine në shoqëri, e njohur ndryshe si krimi i organizuar.

Ndërkohë që me këtë strukturë të qeverisjes Evropa do të mbetet gjithnjë, po aq larg sa ishte edhe para dhjetë vitesh. Kjo në anën tjetër korrespondon me strategjinë regjionale (shiko Serbinë, Maqedoninë, të cilat po krijojë kriza për të ruajtur gjendjen aktuale, pa një vizion apo ide të qartë si me dalë andej.

Populli i hutuar vazhdimisht po nxitet në konflikte të shpifura të cilat realisht s’kanë të bëjnë me interesat e tyre. Madje vështirë se ka vullnet për luftëra dhe grindje, qofshin të brendshme qofshin të jashtme.

Kështu do të mbeten sërish zhveshur njëra përballë tjetrës dy rryma të fuqishme, ajo evropiane dhe demokratike përballë asaj aziatike dhe antidemokratike, në mes të cilave po gjallëron krejt ky kaos i planifikuar dhe i mirëmbajtur me kujdes. Kriza permanente arsyeton prezencën e faktorëve kyç të lojës dhe e mban demokracinë vazhdimisht në gjendje potenciale dhe jo faktike.

Fitorja e komunikimit virtual mbi mediat e kontrolluara

Krejt ky kaos, i cili po synohet të krijohet në kokat e njerëzve, për të pastruar trurin e qytetarëve nga imazhet e errëta që u krijuan për ta, pas akuzave të shoqërisë civile ndaj klasës në pushtet, përmes medieve të kontrolluara, klasa aktuale po përpiqet të shndërrohet në një konfrontim të përgjithshëm në të gjitha vijat e mundshme, për të lodhur dhe frikësuar qytetarët dhe për t’i mbajt edhe kësaj radhe sa më larg kutive të votimit. Vetëm edhe kësaj radhe.

Këtu përputhen interesat e tyre me krimin rajonal dhe më gjerë dhe do të jetë e vështirë për faktorin ndërkombëtarë në vend të mos marrë parasysh potencialin destabilizues të tyre. Nëse asgjë tjetër, kësaj loje të kontrolluar diçka ua ka prishë planet. Komunikimi virtual, i ka prishë planet e medieve pompoze dhe ka shërbyer si medium i demokracisë së re kosovare, i cili po e shpërbënë projektin e krijimit dhe menaxhimit të kontrolluar të kaosit përmes medieve të kontrolluara.

Se sa e kanë nënçmuar krejt këtë faktor, u pa në finalen e kuvendit ku “u thye qerrja” dhe u rrënua rëndë imazhi i kryeministrit dhe kabinetit më të përsosur në botë, të vendit më të ri në botë ….! Hakmarrja nuk vonoi. Lufta virtuale prej grupeve të hackerve që po zhvillohet me intensitet, dhe furi të paparë vetëm e vërteton këtë. Ka shumë gjasa që, fale rezultateve të lodhëta për diktaturën, të krijohen bllokime të funksionimit të rrjetit, aq më tepër se klasa e korruptuar, ka pronësi apo kontroll në të gjitha rrjetet kryesore të shpërndarjes ( operatorët) së internetit në vend.

Gabim strategjik

Gabimi strategjik të cilin faktori ndërkombëtar do të mund ta bënte, dhe ku në fakt po e “tërheqin në kokrra” lojtarët dinak, do të ishte koalicioni i heshtur me krimin në funksion të bisedimeve me serbët, apo në funksion të privatizimit me çdo kusht të pronës publike pavarësisht vlerës së sajë reale.

Një fushatë jonormale dhe e shpejtë mundet ti shkojë për shtati vetëm atyre që e qeverisin Kosovën nga nëntoka dhe kurrsesi qytetarëve të këtij vendi, dhe nëse përkrahet edhe nga faktori ndërkombëtarë, kjo do të ndikoi edhe më tej në rënien e imazhit të qarqeve ndërkombëtare në këtë vend. E kjo do të sillte kah kaosi i vërtetë. Kjo do të bllokojë edhe realizimin e njërës nga kërkesat kryesore të BE dhe SHBA që krimi i organizuar dhe korrupsioni duhet të ndahet nga shteti, si kusht për me hy në familjen e ngrohtë evropiane, sepse me përkrahjen e zgjedhjeve emergjente do të rreshtoheshin drejtpërdrejt në anën e gabuar të ardhmërisë së këtij vendi.

Në trend

Më shumë
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Piloti australian detyrohet që për tri orë të fluturojë mbi aeroport për ta shpenzuar karburantin, arrin të aterrojë në pistë pa rrota

Piloti australian detyrohet që për tri orë të fluturojë mbi aeroport për ta shpenzuar karburantin, arrin të aterrojë në pistë pa rrota

Australia
Kalo në kategori