LAJMI I FUNDIT:

Kaos në rrugët e New Yorkut – “Streamer” arrestohet pasi me një njoftim shkaktoi trazira masive

Kaos në rrugët e New Yorkut – “Streamer” arrestohet pasi me një njoftim shkaktoi trazira masive

Policia në New York arrestoi një transmetues të famshëm (një person që regjistron ndërsa luan video-lojëra) pasi kishte njoftuar se do të shpërndante falas “Play Station” dhe dhurata të tjera ndërsa kjo krijoi turma në sheshin Union Square të Manhatanit që më pas u shndërrua në kaos.

Kai Cenat, i cili njihet si ndikues në platformat YouTube dhe Twitch, u arrestua, deklaroi policia njujorkeze.


Policia po shqyrton akuzat e mundshme penale si nxitja e trazirave, phoi Jeffrey Maddrey, kreu i Departamentit të Policisë së New Yorkut, shkruan theguardian.

Pamjet ajrore të regjistruara treguan turmën e njerëzve duke hipur mbi automjete, hedhur karrige dhe thyer xhamat e veturave.

Qarkullimi është bllokuar në disa rrugë dhe një numër i madh policësh kanë tentuar të kontrollojnë grumbullimin.

Disa njerëz hipën mbi një automjet në lëvizje dhe ranë ndërsa ai po largohej me shpejtësi. Të tjerët goditën anash autobusin e qytetit. Njerëzit mund të shiheshin duke u ngjitur në një autobus tjetër dhe duke kërcyer lart e poshtë.

Ndryshe, Cenat është 21 vjeçar dhe ka mbi 6.5 milionë ndjekës në Twitch, ku transmeton rregullisht video materiale. Ai gjithashtu krenohet me 4 milionë abonentë në YouTube, ku publikon video të jetës së përditshme dhe humoristike.

Rreth 300 videot e tij në YouTube kanë mbledhur më shumë se 276 milionë shikime. Në dhjetor, ai fitoi “Streamer of the Year” në “12th Annual Streamy Awards”. /Telegrafi/