Kaos në Novi Sad - policia hyn me forcë në Fakultetin e Filozofisë, përdorën forcë për të nxjerrë jashtë të gjithë ata që ishin brenda

Studentët e Fakultetit të Filozofisë në Novi Sad kanë bllokuar të mërkurën ndërtesën e institucionit pasi profesoreshës Jelena Kleut iu dorëzua një urdhër shkarkimi.
Megjithatë, pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme Serbe përdorën forcë për të nxjerrë jashtë të gjithë ata që ishin brenda ndërtesës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas mediave serbe, Policia e Emergjencave dhe Xhandarmëria, të pajisura plotësisht për të shpërndarë demonstratat, ngritën një kordon përpara fakultetit.
Filozofski fakultet 21.1.2026.
Novi Sad, Srbija
Autonomija univerziteta: pic.twitter.com/hazvxnXvpk
— FTN SE BUDI (@ftn_se_budi) January 21, 2026
Një gazetar i N1 Serbia raportoi se u përdor forcë e madhe për të nxjerrë jashtë studentët nga ndërtesa e Fakultetit të Filozofisë dhe se një studenti iu thye hunda.
Policia thuhet se më parë i kishte paralajmëruar studentët të largoheshin nga ndërtesa.
Filozofski fakultet Novi Sad …
Policija na silu izbacuje studente sa fakulteta dok ih jedan od njih udara šakom po glavi.
Dobro veče Srbijo!
autonomijainfo pic.twitter.com/JxdIABwTeR
— Shonetin (@kaonikotinn) January 21, 2026
"Mendoj se të gjithë studentët dhe profesorët u nxorën jashtë nga Fakulteti i Filozofisë, vetëm administrata dhe policia mbetën", citohet të ketë thënë një student.
Siç kujtojnë mediat, më 17 janar, studentët mbajtën një protestë të titulluar "Çfarë do të thotë fitorja?" në Sheshin e Lirisë në Novi Sad, qëllimi i së cilës ishte përgatitja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe fushatën zgjedhore.
Studentët njoftuan se kjo protestë do të shënonte fillimin e një faze të re në zhvillimin e të gjithë lëvizjes studentore. /Telegrafi/



















































