Kuvendi i Shqipërisë është përshirë përsëri nga kaosi pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë për t'u përgjigjur për lidhjet e tij me ish-kreun e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal. 

Ndërkohë që opozita mban të bllokuar foltoren, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka vazhduar me rendin e ditës duke kërkon votim të projektligjeve, raporton Telegrafi Shqipëri.


Deputetët e opozitës nuk janë dakord që kryeministri Edi Rama të delegojë ministren Elisa Spiropali për interpelancën e kërkuar prej tyre.

Teksa ka vijuar tensioni në sallën e Kuvendit, Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin Gazmend Bardhi. /Telegrafi/

0dd46e9f e6a2 48cb 9072 8e52b33ef59b

ebcfe1df 6060 43ca 85e9 4b7673420ef4