Reperi i popullarizuar amerikan, Kanye West, ka hequr nga koka kapelën e tij MAGA (Make Amerika Great Again).
Ky ishte rrëfimi i tij në intervistën katër orëshe që ka bërë me revistën Forbes, e cila u botua të mërkurën.
Kanye që është kritikuar mjaft shumë për shkak të mbështetjes së tij për presidentin Donald Trump, ka thënë se e ka humbur tashmë besimin te kryekomandanti në fuqi.

“Mua më duket gjithçka një ngatërresë e madhe”, ka thënë West.
“Nuk më pëlqeu që ai u fsheh në bunker”, shtoi ai duke iu referuar raporteve në qershor ku Trump u zhvendos në një bunker për pak kohë pas protestave para Shtëpisë së Bardhë mbi padrejtësitë dhe brutalitetin e policisë.
I njëjti thotë se do të kandidojë për president, por që deri më tani nuk ka marrë ende asnjë hap konkret në këtë drejtim.
Ai theksoi për Forbes se kandidimi i tij nuk është një truk publicitar dhe se nuk e kishte problem nëse kandidimi i tij do t’i merrte vota të nominuarit të pritshëm të demokratëve.

Një nga shkaqet që ai ende nuk ka hyrë në fushë me gjithë potencialin e tij, tregon West, është për faj të situatës së krijuar me coronavirus.
Babai i katër fëmijë tha më tej se virusin COVID-19 e kishte kaluar në shkurt me ethe e dushe të ngrohta.
Megjithatë, nuk u bë e qartë në intervistë nëse West është testuar ndonjëherë për virusin apo antitrupat. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

“Familja nuk e përkrahin” – motra e Egli Takos iu kundërpërgjigjet komenteve negative në rrjet

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Martohet për herë të dytë Fero

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri