LAJMI I FUNDIT:

Kanye West thotë se Kim Kardashian kujdeset për fëmijët 80 për qind të kohës

Kanye West thotë se Kim Kardashian kujdeset për fëmijët 80 për qind të kohës
Foto: Getty Images

Pas divorcit të Kanye West dhe Kim Kardashian është ylli televiziv ai që më së shumti kujdeset për fëmijët e tyre.

Ish-çifti kanë katër fëmijë së bashku – North, Saint, Chicago dhe Psalm – por ata aplikuan për divorc në shkurt të vitit 2021 pas shtatë vitesh martesë.

Tani, reperi ka folur për situatën e kujdestarisë së tyre në ‘podcast’-in “Alo Mind Full”.


https://www.youtube.com/watch?v=9LoUA7uOoAI&t=1203s&ab_channel=AloYoga

“Pra, edhe sot e kësaj dite, unë do t’i jap këshilla Kimit për gjërat që mund të ndihmojnë, sepse kjo do t’u shkojë fëmijëve”.

“Ajo ende duhet, në thelb 80 për qind të rasteve, t’i rrisë ata fëmijë”.

Kanye West në lidhje të re dashurie me modelen Candice Swanepoel
Lexo po ashtu Kanye West në lidhje të re dashurie me modelen Candice Swanepoel

Edhe pse dy të famshmit u ndanë, Kim Kardashian ende dëshiron që Kanye West të jetë i përfshirë me familjen dhe fëmijët.

Foto: Getty Images

“Pavarësisht se çfarë po kalojmë, unë gjithmonë dua që fëmijët e mi të jenë sa më shumë që të jetë e mundur pranë babait të tyre dhe thjesht t’i kalojnë mëngjeset me babanë dhe të lënë në shkollë”, tha ajo në një intervistë në The Today Show.

Ajo gjithashtu ka treguar më parë se ajo dhe Kanye West janë të hapur për ndarjen me fëmijët e tyre, edhe pse të gjithë janë ende shumë të vegjël.

Pra, Kanye West është ende i përfshirë në 20 për qind të jetës së fëmijëve, përkundër se është nëna që po i rrit ata.

Ylli i “Kardashians” pas ndarjes nga Kanye filloi një romancë të re me komedianin Pete Davidson, por të njëjtit u ndanë pas nëntë muajsh për shkak të diferencës në moshë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Kalo në kategori