Kanye West iu është rikthye postimeve interesante në Instagram.

Ai së fundmi postoi një foto ku shihet duke kaluar kohë me mikun e tij të vjetër, Elon Musk.


Në foton - e cila ka një nuancë misterioze blu, e ndarë me 14.9 milionë ndjekësit e tij, reperi, 44 vjeç, shihet i shtrirë pranë CEO të SpaceX, 50 vjeç, në tokë.

“Ye dhe Elon”, ka shkruar ai sipër fotografisë enigmatike, bashkangjitur me dy emoji, një të tokës dhe një të raketës.

CEO i Tesla u pa gjithashtu duke marrë pjesë në festën e publikimit të albumit të West “Donda 2” të martën e kaluar, e cila u zhvillua në LoanDepot Park në Miami.

Të famshëm të tjerë në këtë ngjarje ishin: Diddy, DJ Khaled, Pusha T, Migos, Jack Harlow, Playboi Carti, Alicia Keys dhe Marilyn Manson.

Screenshot 10 1 e1646157848695

Kanye dhe Elon kanë qenë miq për disa vite, dhe Musk madje inkurajoi Westin të kandidonte për president në vitin 2020, shkruan DailyMail.

Ye - i cili aktualisht po kalon një divorc të rëndë me ish-gruan Kim Kardashian, 41 vjeç - vizitoi gjithashtu selinë e Space X në nëntor të vitit 2021, ku mori një turne privat nga Musk.

Ylli i hip-hop-it ndau gjithashtu foton e të dyve në korrik të 2020, teksa ata qëndronin pranë njëri-tjetrit brenda asaj që dukej të ishte shtëpia e Musk.

Themeluesi i Yeezy u pa me një xhaketë portokalli të ndezur dhe u përshtat me Elon i cili kishte një bluzë të zezë me një grafikë frutash portokalli.

1294117 Foto: Kanye West/Twitter

“Kur shkoni në shtëpinë e mikut tuaj dhe të dy jeni të veshur me ngjyrë portokalli”, shkroi West në Twitter, pasuar nga emoji portokalli.

Musk gjithashtu u pa i veshur me një palë atlete të Yeezy “500 High Slate” nga linja “Adidas Yeezy” e West.

Në vitin 2015, Musk gjithashtu lavdëroi reperin Ye në një artikull për Time 100.

"Besimi i Kanye në veten dhe këmbëngulja e tij e jashtëzakonshme e çuan atë këtu ku është sot. Dhe ai luftoi për vendin e tij në kulturë me një qëllim. Djaloshi nuk beson në modestinë e rreme dhe nuk duhet të besojë”, tha Musk atë kohë. /Telegrafi/