LAJMI I FUNDIT:

Kanye West dyshohet se po përhap thashetheme të pabaza për Pete Davidson, duke deklaruar se aktori vuan nga SIDA

Kanye West dyshohet se po përhap thashetheme të pabaza për Pete Davidson, duke deklaruar se aktori vuan nga SIDA

Kanye West thuhet se po u thotë miqve se i dashuri i ri i ish-gruas së tij, Kim Kardashian, Pete Davidson ‘vuan nga SIDA’.

Sipas TMZ, reperi 44-vjeçar dyshohet se “u ka thënë të gjithëve rrethit të tij” se ylli dhe komediani i Saturday Night Live vuan nga sëmundja.

Miqtë e tyre të përbashkët e kanë quajtur sjelljen e Kanye-s si ‘fëminore’ dhe thuhet se janë ‘të hutuar’ dhe ‘të shqetësuar’ nga këto deklarata.


Foto: Getty Images

Komentet e supozuara të Kanye kanë çuar në biseda ‘të sikletshme’ mes aktorit dhe miqve të tyre të përbashkët, shkruan DailyMail.

Një burim i afërt me West, megjithatë, i quajti pretendimet “të pakuptimta”, ndërsa një burim i afërt me Davidson tha se: “Ai po injoron të gjithë urrejtjen e Kanye për shkak të respektit për Kim”.

Në fillim të këtij muaji, Kanye publikoi një këngë me reperin The Game të quajtur “My Life Was Never Easy:, ku ai iu referua Pete në një refren.

Foto: WireImages

Thashethemet për një romancë të mundshme mes Kim dhe Pete nisën për herë të parë kur të dy u puthën gjatë një skene në fillim të tetorit të Saturday Night Live teksa ajo luante Princeshën Jasmine dhe ai portretizonte Aladdin, dhe ndërsa raportet fillestare pohuan se ata ishin thjesht miq, fansat besuan se diçka mes tyre po ndodhte.

Javë më vonë, ajo u pa në Knott’s Berry Farm në Buena Park të Kalifornisë për ngjarjen vjetore të Halloween me një grup miqsh, duke përfshirë Pete, motrën e saj Kourtney dhe të fejuarin e ri të Kourtney, Travis Barker.

Foto: NBC

Ky është partneri i parë romantik për yllin e realitetit që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga reperi Kanye në shkurt 2021.

Kanye dhe Kim kanë katër fëmijë së bashku: North, tetë, Saint, gjashtë, Chicago, katër, dhe Psalm, dy; ata ishin të martuar nga viti 2014.

Foto: BackGrid

Kanye, i cili tani ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, u lidh për një kohë të shkurtër me modelen Irina Shayk, modelen e Instagramit, Vinetria, 22 vjeç dhe tani po takohet me aktoren Julia Fox, 31 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Kalo në kategori