Kanye West bën shqiponjën dy krenare, krenohet grimeri shqiptar i Kim Kardashian (Foto)

Mario Dedivanovic është një nga grimerët më të njohur në botë.
Ai është shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi dhe asnjëherë nuk ngurron të tregon prejardhjen e tij.
Mario grimon shumë yjet botërore, por ai më shumë njihet për faktin se grimon Kim Kardashian, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast ai ka postuar një fotografi në Instagram që ka bërë krenar edhe një herë të gjithë ndjekësit e tij shqiptar.
Mario ka postuar një fotografi të Kanye West nga ceremonia e madhe e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards”.
Në foto reperi duket se ka bërë shqiponjën dy krenare, ndërsa grimeri ka përshkruar foton edhe me flamurin shqiptar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/08/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































