LAJMI I FUNDIT:

Kanë vazhduar edhe sot protestat kundër dygjuhësisë në Maqedoni

Kanë vazhduar edhe sot protestat kundër dygjuhësisë në Maqedoni

Aktivisët të iniciativës “Për Maqedoni të bashkuar” sot në parkun “Gruaja luftëtare” zbukuruan përmendoret e themeluesve të OBRM-së dhe atë të “Pitu Gulit” dhe theksuan se do të vazhdojnë të mbrojnë interesat kombëtare dhe shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protestat kundër dygjuhësisë dhe siç thonë organizuesti për ruajtjen e unitaritetit të shtetit, po mbahen tanimë për një javë, ndërsa dje dhe gjatë ditës së sotme në vend të protestave u organizua koncert.


Nga kërkesat e iniciativës “Për Maqedoni të bashkuar” mes tjerash kërkohet që asnjë parti politike maqedonase të mos pranojë platformën e partive shqiptare dhe që gjuha maqedonase të mbetet e vetmja gjuhë zyrtare në Maqedoni./Telegrafi/