LAJMI I FUNDIT:

Kandiq mendon si Kurti: Odaloviq nuk duhet të jetë në krye të Komisionit serb për të pagjeturit

Kandiq mendon si Kurti: Odaloviq nuk duhet të jetë në krye të Komisionit serb për të pagjeturit

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, ka përkrahur kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të largohet kryetari i Komisionit për të pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviq.

Kandiq ka thënë se në Kosovë kryetar i Komisionit qeveritar për të Pagjeturit është Ramë Manaj, të cilit në luftë i janë zhdukur djali 18 vjeçar Ylli, vëllai Smajli dhe shumë të afërm të tjerë.


“Veljko Odaloviq nuk ka kredibilitet moral ta udhëheq Komisionin për Personat e Pagjetur. Ai është kuadër i SPS (Partisë Socialiste Serbe) për pozitat që i takojnë asaj partie – prandaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Kuvend… familjet e viktimave duhet të propozojnë për kryetar të Komisionit një personalitet që nuk është i komprometuar me nacionalizëm”, ka shkruar Kandiq, në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

Më tej ajo ka thënë se për dallim nga Serbia, në Komisionin për të Pagjeturit në Kosovë është një person që ka familjarë të zhdukur.

“Kryetar i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Kosovës është Ramë Manaj, djali i të cilit, Ylli 18 vjeçar, vëllai Smajli dhe shumë të afërm të tij herën e fundit janë parë më 04.4,1999 në fshatin Kralan. Mbetjet mortore të vëllait të tij dhe 18 të zhdukurve të tjera janë gjetur në liqenin e Peruçacit. Edhe 48 të tjerë janë në listën e të pagjeturve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, ka shkruar Kandiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar të martën në Bruksel që të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviq – kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, i cili ishte drejtuesi kryesor politik i partisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë nga viti 1997, i cili aktivitetin politik në Kosovë e vazhdoi edhe pas luftës, duke përdorur edhe gjuhë të ashpër ndaj shqiptarëve e bashkësisë ndërkombëtare.

Kurti krahasoi Veljko Odaloviqin dhe Zoran Angjelkoviqin – një tjetër ish udhëheqës serb në Kosovën e okupuar të viteve 90-ta, me Joseph Goebels, që ishte njeriu kryesor i Hitlerit për propagandë dhe Herman Goering një nga eprorët më të lartë ushtarakë të liderit nazist.

Kurti kërkoi largimin e tij nga delegacioni serb, Odaloviq: Jam i gatshëm të tërhiqem
Lexo po ashtu Kurti kërkoi largimin e tij nga delegacioni serb, Odaloviq: Jam i gatshëm të tërhiqem

Odaloviq tha për mediat serbe se ishte befasuar pakëndshëm kur kryeministri Kurti, atë dhe Angjelkoviqin i quajti Goebbels dhe Goering, por u shpreh i gatshëm të tërhiqet nga Komisioni qeveritar serb për të pagjeturit.

“Unë nuk kam asnjë problem, nëse jam pengesë, nuk jam dikush që nuk mund të ngrihet. Nëse jam unë problemi për gjetjen qoftë edhe të një trupi [kufome], nëse unë jam kushti, do të jem i gatshëm të tërhiqem. Do të bisedoj me presidentin [Vuçiq], kjo është një çështje serioze dhe unë shumë u befasova për të keq…”, ka deklaruar Odaloviq.

Pas takimit në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se te çështja e të pagjeturve, të atyre që u zhdukën me dhunë, ka kërkuar të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviq, “i cili përndryshe ka qenë udhëheqës famëkeq në vitet 1997-99 dhe bashkë me Angjelkoviqin e kanë udhëhequr Kosovën e okupuar, siç e kanë quajtur atëherë ‘qarkun e Kosovës’”.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviq”, tha Kurti në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori