LAJMI I FUNDIT:

Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës falënderon votuesit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës falënderon votuesit

Kandidati për kryetar të Podujevës, nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Fetahu ka falënderuar votuesit që siç tha ai i kanë dhënë rastin të shpalosë ofertën e tij për Podujevën.

Fetahu ka thënë se nuk do të ndalet dhe do të mbes i përkushtuar për punë në të mirë të qytetarëve.


“U jam shumë mirënjohës dhe shpreh falënderimet më të përzemërta për ju që më dhatë rastin të shpalosë ofertën time për Podujevën, ofertë e cila besoj që ishte zgjidhja e një krize të kahmotshme e cila e ka kapluar qytetin tonë, por që ajo nuk e mori mbështetjen e nevojshme”, shkruan Fetahu ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Podujevës,

E filluam fushatën në muajin Mars dhe e përfunduam këtë të Diel.

Përgjatë kësaj kohe, edhe pse në situatë të rënduar nga pandemia COVID-19, unë isha në kontakt të vazhdueshëm me ju, në takime dhe bashkëbisedime të shumta.

U jam shumë mirënjohës dhe shpreh falënderimet më të përzemërta për ju që më dhatë rastin të shpalosë ofertën time për Podujevën, ofertë e cila besoj që ishte zgjidhja e një krize të kahmotshme e cila e ka kapluar qytetin tonë, por që ajo nuk e mori mbështetjen e nevojshme.

E uroj z. Shpejtim Bulliqi dhe i dëshiroj punë të mbarë. Kërkoj që ti marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës, sepse ata e meritojnë një jetë më të mirë.

Unë nuk do të ndalem por do të mbes i përkushtuar për punë në të mirë të qytetarit dhe vendit.

Duke ju falënderuar përzemërsisht secilin nga ju që më ndihmuat në ketë kohë të vështirë për vendin, ju them se u jam mirënjohës përgjithmonë.

Me shumë respekt,

Naimi. /Telegrafi/