LAJMI I FUNDIT:

Kandidatët për kryetar që rifituan sërish mandatin për të udhëhequr me Pejën, Ferizajn, Suharekën, Lipjanin e Deçanin

Kandidatët për kryetar që rifituan sërish mandatin për të udhëhequr me Pejën, Ferizajn, Suharekën, Lipjanin e Deçanin

Qytetarët e Kosovës dje u drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm të 38 komunave.

Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 99.8 për qind të votave në 2,472 vendvotime nga 2,477 sa janë gjithsejtë.


Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, pesë kandidatë rifituan sërish mandatin për të udhëhequr edhe katër vjet me komunat të cilat aktualisht janë duke udhëhequr.

Këta kandidatë janë Gazmend Muhaxheri në Pejë, Agim Aliu në Ferizaj, Bali Muharremaj në Suharekë, Imri Ahmeti në Lipjan dhe Bashkim Ramosaj në Deçan.

Gazmend Muhaxheri i LDK-së, në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur të fitojë 60,5% të votave nga 98,4% sa janë numëruar.

Përfundon numërimi i votave në 22 komuna, këto janë rezultatet
Lexo po ashtu Përfundon numërimi i votave në 22 komuna, këto janë rezultatet

Besimin e qetarëve e ka rikonfirmuar edhe për një mandat tjetër edhe kandidati i PDK-së për qytetin e Ferizajt, Agim Aliu. Aliu ka marrë 62,5% të votave nga 98,6% sa janë numëruar.

Një mandat të dytë drejtues do ta ketë edhe Bali Muharremaj nga AAK. Nga 100% e votave të numëruara, Muharremaj ka marrë 52.28% të votave.

Qytetarët në Lipjan vendosën që kryetari i tyre edhe për një mandat të jetë kandidati i LDK-së, Imri Ahmeti. Nga 95.1% të votave të numëruara, ai mori 56.4% të tyre.

Situata ngjashëm s rrodhi edhe në Komunën e Deçanit. Bashkim Ramosaj fitoi edhe një mandat të dytë nga besimi i votës së qytetarëve.

Me 65.1% të votave, Ramosaj përmbylli garën e tij në këtë komunë.

Ndryshe pa balotazh kanë shkuar edhe nëntë komuna me shumicë serbe, të cilat i ka fituar Lista Serbe, ndërsa e vetmja komunë me shumicë serbe ku do të ketë balotazh është Kllokoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori