Fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoni hyn në javën përfundimtare. Programin zgjedhor para elektoratit, kryesisht e prezantojnë kandidatët e partive të ndryshme politike, të cilët janë futur në garën zgjedhore përderisa kandidatët për këshilltarë komunalë pothuajse nuk duken fare .
Njohësit e çështjeve politike thonë se në Maqedoni ende faktor përcaktues për atë se kë do t`ia besojnë votën qytetarët mbetet partia e cila e ka deleguar dhe kryetari i partisë, megjithëse në këto zgjedhje mund të ketë kthesë vetëm sa i përket kandidatit për kryetar komune, që mund të marrë më shumë ose më pak vota se partia që ka deleguar. Por, kandidatët për këshilltarë komunalë nuk paraqesin faktor që do t’i përcaktonte kandidatët të japin ose jo votën për ndonjë listë këshilltarësh.
“Realisht thënë mungon ai niveli i të menduarit se ja ky është njeriu që më denjësisht do të arrijë të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe pavarësisht se cilës parti i takon ose çfarë grupi interesash përfaqëson, ai duhet të jetë në pozicionin e duhur”.
“Pak a shumë në Maqedoni, qytetarët ende në radhë të parë perceptojnë partinë politike nga është deleguar, liderin e partisë dhe pastaj vjen në shprehje se kush është kandidati që do ta përfaqësojë në pushtetin lokal”.
“Zakonisht është kështu sepse ne jemi një shoqëri ku subjektet politike janë krijuar apo ndërtuar sipas sistemit lider-parti, apo lider-parti”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Besa Kadriu ligjëruese e shkencave politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Nga ana tjetër, Arsim Sinani njohës i çështjeve politike thotë se partive politike u mungon politika kadrovike në plan afatgjatë për ngritjen dhe promovimin e kuadrove kompetent për zhvillimin e projekteve të caktuara në komunat, por përzgjedhja e personave me të cilët garohet në zgjedhje, më shumë ka të bëjë me kënaqjen e interesave të klaneve të caktuara.
“Partitë politike kryesisht janë të orientuara kah figura e liderit të partisë politike, në rastin konkret edhe tek figura e kandidatit për kryetar të komunës, prandaj nuk ka ndonjë transparencë që do ë duhej dhe ne nuk i shohim kandidatët për këshilltarë . Problemi tjetër është se një pjesë e madhe e listave për këshilltarë komunalë, mbushen listat dhe ata nuk bëhen publike dhe aq sepse atëherë opinioni do të mësonte se sa të dobët janë”, thotë Arsim Sinani.
Sipas tij, mungesa e kuadrove adekuat ka bërë që veçanërisht komunat shqiptare shumë pak të arrijnë të thithin fonde nga BE-ja .
“Kuptohet se politikat e dobëta kadrovike kanë sjellë në pushtet njerëz të papërgjegjshëm, pa eksperiencë dhe pa përgatitjen e duhur profesionale për të zhvilluar ide e projekte të ndryshme me interes për qytetarët, siç është infrastruktura etj”, thotë Arsim Sinani.
Përderisa Besa Kadriu thotë këshilltarët komunalë mbeten “të padukshëm”, ngase ngritja profesionale nuk bëhet sipas sistemit të meritokracisë, megjithëse shton se një pjesë e partive kanë bërë përjashtime duke përzgjedh personalitete të dëshmuara në profesione të caktuara.
“Nuk mund të vijnë në shprehje për fat të keq akoma vlera të mirëfillta, figura të denja, të cilët do t’i përfaqësonin interesat e qytetarëve në vendbanime të caktuara. Do të thosha se shumë pak vijnë në shprehje sistemi të meritokracisë . Ky është realiteti i politikëbërjes në Maqedoni”, thotë Besa Kadriu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku
Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës
"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë