LAJMI I FUNDIT:

Kanceri i mushkërive, mjeku bullgar: Shqipëria ka mungesë të medikamenteve inovative

Kanceri i mushkërive, mjeku bullgar: Shqipëria ka mungesë të medikamenteve inovative

Mjeku bullgar Slaveyko Djambazov është shprehur se në Shqipëri ka mungesë të medikamenteve inovative për trajtimin e kancerit të mushkërive.

Komentet Djambazov i bëri përmes një lidhjeje në Euronews Albania, ku tha se ligjvënësit shqiptarë kanë mungesë të të dhënave, për sa para duhen, për të mundësuar medikamentet e reja.


Ai shtoi gjithashtu se kanceri i mushkërive nuk është më një “dënim me vdekje” dhe sipas tij, kjo sëmundje mund të kurohet dhe të zgjatet jetëgjatësia te personat e prekur.

“Është e vërtetë që në Shqipëri pacientët kanë mungesë të medikamenteve inovative, për trajtimin e kancerit të mushkërkive. Problemi është se ne e shohim si një kosto ekstra, por duhet të shihet si një investim, si një investim për trajtim më të mirë. Kam përshtypjen se ligjvënësit në Shqipëri kanë mungesë të të dhënave dhe të sa parave duhen.

Jam i sigurt që ata do të marrin vendimmarrjen e duhur dhe do të përmirësojnë aksesin për pacientët, si në të gjitha vendet e Europës. Ata kanë nevojë për resurse, që të negociojnë çmime më të mira për këto ilaçe, që qytetarët të kenë mundësi t’i blejnë. 10 vite më parë, shenci që një person me kancer të mushkërisë të mbijetonte për 5 vite, ishte 5 %, tashmë është rritur në 40 %.

Kjo do të thotë që ata të kontribuojnë për shoqërinë e tyre dhe të jenë mes nesh. Kanceri i mushkërive nuk është më një dënim me vdekje. Këta nuk janë pacientë që do rrinë gjithë kohën me tuba në spital, këta janë pacientë që marrin medikamentet e tyre dhe shikojnë punët e tyre. Shqipëria nuk është në majë të listës dhe duke u krahasuar me numrin e popullsisë dhe moshën, ka me pak pacientë.

Kjo do të thotë që do të ishte shumë më e lehtë për ligjvënësit, që këtë investim ta implementonin në vend. Problemi është se sa prej këtyre pacientëve kanë akses ndaj trajtimit inovativ. Kjo do të thotë se në këtë pikë Shqipëria nuk është mirë në trajtimin dhe diagnostifikimin e pacientëve me kancer të mushkërive. Sistemi i Kujdesit Shëndetësor është një sistem kompleks dhe i komplikuar”, është shprehur Djambazov.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori