Nga: Enis Mullaj
Gjithçka u kuptua kur në portalet e ndryshme u përfol së festivalin e 58 në RTVSH do ta menaxhonte Vera Grabocka. Muajt kaluan dhe data 15 shtator erdhi shpejt. Kjo datë ishte vendosur për mbledhjen e materialeve (këngëve), por që mesa dukët, njerëzit e “piketuar” që do të ishin pjesë e saj ishin me pushime dhe nuk ishin gati.
Kështu, kjo datë u shty për në datën 1 tetor. Më 1 tetor u dorëzuan rreth 50-60 këngë në mënyrë administrative duke u mbushur formularët dhe duke u dorëzuar CD-të përkatëse si dhe në formën virtuale duke u dorëzuar përsëri me një procedurë të tillë.
Përsëri në këtë proces dorëzimi këngësh, asnjë këngë që ishte “porositur” nga “klani” drejtues nuk ishte dorëzuar. Pas datës 1 tetor kaluan disa javë dhe më në fund u dëgjua se do të mblidhej komisioni përzgjedhës.
Gjatë kësaj hapësire heshtjeje, uzurpatorët e Klanit futën duart në Kushtetutën e Festivalit: pra ndodhi ajo që në 57 vite jete të këtij institucioni (festivali) mëzi dhe me shumë luftë ishin vendosur këto standarde. Më qëllim të qartë për ta shkatërruar këtë festival dhe për ta kthyer në një “KÇK”, pra “kap ç’të kapësh” u lejua:
1. Të marrin pjesë kompozitorë me shtetësi të huaj (imagjinoni që shqiptarët do paguajnë për bullgarë, rumunë, australianë etj… aund të ndodhë kjo p.sh. në Sanremo?!);
2. Kompozitorë me më shumë sesa një këngë në konkurrim;
3. Vet producenti muzikor i festivalit të jetë edhe drejtues dhe vet kompozitor pjesëmarrës në festival.
Dita e mbledhjes së komisionit erdhi dhe më pas u mor vësh që në komision bënin pjesë:
Dorian Cene – pedagog, kompozitor. Një muzikant jashtë rretheve të interesit në gjininë e këngës; një kompozitor jashtë linjave orientuese dhe imponuese të “klanit” drejtues të festivalit.
Soni Malaj – këngëtarë me eksperiencë në tregun shqiptar. Një personazh i spektakleve të Vëra Grabockës.
Zhani Ciko – muzikant.
Duke qëndruar te juria, kuptohet qartë: ndarja është bërë 2:1; u është dashur një zë kundër dhe një profesionist teknik i fushës, që në këtë rast është Dorian Cene në cilësinë e kompozitorit, dhe dy pjesëtarët e tjerë të jurisë, Malaj dhe Ciko kanë bërë shumicën vendimmarrëse.
Proceset teknike që ndërtojnë një këngë janë: kompozicioni, teksti, aranzhimi dhe orkestracioni, interpretimi dhe në fund gjithë produksioni muzikor.
Soni Malaj kuptohet që në këtë juri është në vendin e saj sepse është interprëte, këngëtare.
Dorian Cene gjithashtu është në pozicion korrekt, sepse është kompozitor.
Po tekstin kush do ta vlerësonte në këtë komision?
Po aranzhimin dhe orkestracionin kush do ta vlerësonte?!
Pyetja tjetër është: po Zhani Ciko, çfarë përfaqësonte në këtë komision?! Unë kam një mëndim dhe opinion timin: Zhani Ciko njihet si “Supermen” i muzikës shqiptare! Kudo ku ka spektakle, organizime me muzikë, jurira të këtij lloji ku “theren” njerëz, festa ambasadash, kur transmetohet Sanremo dhe duhet një përkthyes… mos të çuditemi ndonjë ditë kur ta shikojmë Cikon të luajë si sulmues më fanellën e kombëtares shqiptarë… Ciko është një nga bashkëpunëtorët e ngushtë ndër vite të Grabockës kur festivali ishte playback.
Ishte koha kur tjetër njëri regjistronte këngën në studio dhe tjetër njëri dilte në skene etj. dhe “rastësisht” është ky njeri është kryetar komisioni këtë herë në festival. Por, në thelb, muzikanti Ciko, çfarë profesioni ka që duhet të jetë në këtë komision për të analizuar dhe vlerësuar këngët?! Dhe, Ciko, më listën e këngëtarëve në xhep dhe me telefonin në vësh, gjatë orëve të qëndrimit mbyllur në një nga sallat e RTSH-së bënte zëdhënësin me informacionin dhe urdhrat që jepte Grabocka.
Pas disa orësh lista u plotësua me emra këngëtarësh, ku shumica nuk kishin dorëzuar këngët ende. Këngë inekzistëntë, këngë të regjistruara më telefon, apo qoftë dhe instrumentale të shkarkuara në internet u bënë fituese për të marrë pjesë në festival, me imponimin e Grabockës dhe manipulimin e Cikos.
Ky festival do zhvillohet ashtu si janë zhvilluar dhe 57 festivale të tjerë në RTVSH, por këtë vit ndryshimi i vetëm është që kanceri më emrin Grabocka dhe tumori me emrin Ciko e minuan dhe e shkatërruan këtë institucion të ndërtuar më gjakun dhe sakrificën; punën dhe vuajtjet, terrorin, persekutimin dhe internimin e shumë artistëve, këngëtarëve dhe kompozitoreve ndër vite.
Ky është festivali i Çesk Zadësë, Tonin Harapit, Tish Daisë, Ferdinand Dedës, Robert Radosë, Shpëtim Kushtës, Feim Ibrahimit, Aleksandër Peçit, Diana Ziut, Flamur Shehut etj. dhe këtë vit do të mbushtë 58 vite. Ky është festivali i Vaçe Zelës, Tonin Tërshanës, Luan Zhegut, Irma Libohovës, Manjola Nallbanit, Aurela Gaçes, Aleksandër Gjokës, Ardit Gjebresë, Elton Dedës e shumë të tjerë ndër vite.
Ky nuk është festivali i injorantëvë dhe i mediokërve. Ky nuk është festivali i drejtorëve që jetojnë ende nëpër shpella dhe sillen si arinj; nuk është festival i drejtorëve që për hir të detyrës që kanë, marrin stilolapsin dhe prishin, firmosin e ç’firmosin rregulloren sipas interesave duke mos pyetur asnjë grup interesi artistësh; të cilët e kanë themeluar e të tjerë artistë e trashëgojnë deri më sot. Ky nuk është festival burokratësh që nuk kanë asnjë lidhje me artin, por me injorancën e tyre prishin një tempull me shumë vlera.
Imagjinoni, a guxon dot një drejtor i RAI-t të ç’bëjë rregullat e festivalit të Sanremos të cilat janë të gdhendura dhe të lidhura ngushtë më konceptin artistik?!
Ky nuk është festivali as i hajdutëve dhe as biznesmenëve. E, aq më tepër nuk është festivali i kompozitoreve dhe tregtareve të huaj. Shqipëria është e re në moshë dhe ka artistë, kompozitorë, tekstshkrues e muzikantë pafund dhe tmerrësisht të talentuar.
Pas gjithë kësaj çorbe, pjesa tjetër vazhdon me arrogancë. Një pjesë artistësh të nderuar, ku përfshihen kompozitorë, tekstshkrues e këngëtarë i janë drejtuar drejtorit të RTVSH-së me një letër të detajuar teknikisht për gjithë procesin e ndodhur dhe shqetësimet e sipërpërmendura.
Transparenca është detyrim ligjor i këtij institucioni, i cili paguhet nga taksat e shqiptarëve. Deri më sot asnjë reagim, asnjë përgjigje. Dhe jam i sigurt që s’do të këtë asnjë përgjigje.
Çdo vit ka pasur, ka dhe do të këtë thashetheme për çdo festival në Shqipëri. Çdo vit mërziten disa e gëzohen disa. Çdo vit prishën disa miqësi, bëhen miqësira të reja, apo rilidhën disa miqësi të humbura. Festivali i përmbledh të gjitha këto, me të mirat apo të metat e tij. Më keqardhje them se ndoshta vitin tjetër festivali mund edhe mos të behet farë, sepse nuk flet dhe nuk reagon askush.
Ky i sivjetshmi mund të jetë ç’të dojë, por nuk është festival! Kjo është dasma e azilit, dasma e pleqve, Grabockës dhe Cikos.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje