LAJMI I FUNDIT:

Kanapeja është vendi më i ndotur në shtëpi, madje 12 herë më e ndotur se guaca e WC-së

Kanapeja është vendi më i ndotur në shtëpi, madje 12 herë më e ndotur se guaca e WC-së

Një studim i vitit 2013 të cilin e kanë bërë UNICEF dhe brendi Domestos, ka zbuluar që garnitura familjare mesatarisht ka pasur 12 herë sasi më të madhe bakteresh se guaca tipike e WC-së

“Varësisht nga ajo se si e përdorim kanapenë, mund të mbledhë shumë ndyrësira. Nga ngrënia e darkës para televizorit deri te argëtimet e ndryshme shtëpiake, kanapeja grumbullon vajrat tanë të trupit, aromat nga zierja e gjellëve dhe pluhurin dhe ndyrësirat”, thotë James Connor, pronar i kompanisë së pastrimit.


Mirëpo, lajmet e këqija nuk përfundojnë, transmeton Telegrafi.

Një hulumtim evropian i vitit 2020 ka treguar që nga dy mijë persona të rritur, 21 për qind e tyre kanë thënë që ka kaluar së paku një vit që kur herën e fundit e kanë pastruar kanapenë.

Ndërkaq 12 për qind ka pranuar që asnjëherë nuk e kanë pastruar.

“Njerëzit shpesh e pastrojnë kanapenë vetëm kur shohin njolla”, shpjegon Greg Goldstein, drejtor i kompanisë së pastrimit.

“Pluhuri, ndyrësirat dhe bakteret lehtë mund të mos vërehen dhe njerëzit kryesisht injorojnë idenë e pastrimit të gjithë kanapesë”.

Shumica e njerëzve nuk di se si pastrohet kanapeja. Arsyeja kryesore për shkak të së cilës njerëzit nuk e pastrojnë kanapenë është ajo që nuk kanë vegla apo produkte të përshtatshme…

Duke pastruar kanapenë me thithëse pluhuri mund t’i eliminoni thërrmijat, qimet dhe lëkurën. Mirëpo, rekomandohet edhe marrja me qira e mjeteve për pastrim apo përdorim të pastruesit cilësor me avull.

Pastruesi cilësor me avull është më i efektshëm në vrasjen e tenjave dhe baktereve dhe ndihmon në eliminimin e njollave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori