LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja goditet nga shirat e dendur dhe përmbytjet në British Columbia – pamje që tregojnë gjendjen e jashtëzakonshme atje

Kanadaja goditet nga shirat e dendur dhe përmbytjet në British Columbia – pamje që tregojnë gjendjen e jashtëzakonshme atje

Trupi i një gruaje është nxjerrë nga dheu i rrëshqitur që ndodhi të hënën në mëngjes pranë Lillooet, British Columbia, sipas një deklarate të lëshuar të martën nga policia kanadeze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja ishte nga Lower Mainland, por autoritetet nuk dhanë detaje të tjera.

Dhe kjo grua nuk ishte viktimë e përmbytjeve.


”Numri i përgjithshëm i njerëzve dhe automjeteve të pagjetur nuk është konfirmuar, megjithatë, hetuesit kanë marrë raporte për dy persona të zhdukur dhe besojnë se mund të ketë pasur automjete të tjera të zëna nga dheu i rrëshqitur”, citohet të jetë thënë në një deklaratë.

“Ne po kërkojmë nga kushdo që ishte dëshmitar i ngjarjes, ose beson se i dashuri i tyre është zhdukur dhe nuk ka qenë ende në gjendje të kontaktojë me ta, të kontaktojë Detashmentet e Pemberton ose Lillooet RCMP”.

Lillooet ndodhet në veri të Vankuverit në brendësi të British Columbia përgjatë lumit Fraser.

Qindra njerëz të tjerë që ishin bllokuar në një autostradë u shpëtuan, thanë zyrtarët e menaxhimit të emergjencave.

Gati 300 udhëtarë përfunduan të bllokuar në rajon, sipas Jonathan Gormick me Canada Task Force 1, një ekip kërkimi dhe shpëtimi me bazë në Vankuver.

Veç kësaj, edhe fermerët janë duke larguar lopët nga zona duke përdorur pajisje motorike.

Siç bëhet e ditur më tej, autoritetet kanadeze në jug të British Columbia u detyruan të dërgonin urdhra evakuimi përpara rritjes së ujit, ndërsa përmbytjet vazhdojnë të bëjnë kërdi në të gjithë Paqësorin Veriperëndimor më të madh.

Ndërkohë imazhet e postuara në internet nga autoritetet tregojnë përmbytje të përhapura në disa zona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Botë
Kalo në kategori