LAJMI I FUNDIT:

Kanada ia ndalon Djokovicit pjesëmarrjen në ‘Canadian Open’ për shkak të statusit të vaksinimit

Kanada ia ndalon Djokovicit pjesëmarrjen në ‘Canadian Open’ për shkak të statusit të vaksinimit

Tenisti serb, Novak Djokovic nuk do të luajë në turneun ‘Canadian Open’, i cili do të zhvillohet nga datat 5-14 gusht në Montreal.

Ndërsa Tenis Canada nuk raportoi arsyet e tërheqjes, mendohet se lidhet me faktin se Djokovic mbetet i pavaksinuar kundër COVID-19 dhe Kanadaja kërkon që të gjithë të huajt që mbërrijnë në vend të vaksinohen për të shmangur një periudhë karantine 14-ditore.

Javën e kaluar, Djokovic tha në llogarinë e tij në Twitter se ishte i bindur se do të ishte në gjendje të luante në US Open, i cili do të luhet në Nju Jork midis 29 gushtit dhe 11 shtatorit.


Por, SHBA-ja aktualisht kërkon që njerëzit që mbërrijnë në vend të vaksinohen kundër coronavirusit, kështu që pjesëmarrja e numrit 6 të botës nuk është aspak e garantuar.

Serbi ka thënë vazhdimisht se nuk do të vaksinohet kundër coronavirusit.

Pasi fitoi Wimbledonin, Djokovic përsëriti se nuk do të vaksinohej për të lehtësuar pjesëmarrjen e tij në US Open ose turne të tjera.

“Personalisht, nuk kam asnjë shpresë. Nuk besoj se presidenti Joe Biden do të ndryshojë rregullat përpara fillimit të turneut”, ka thënë trajneri i Djokovicit, Goran Ivanesic.

Ivanesic e cilësoi politikën aktuale si të pakuptimtë

“Nëse je i vaksinuar por pozitiv, mund të hysh në Shtetet e Bashkuara, por je i ndaluar nëse nuk je i vaksinuar dhe je negativ. Ka shumë politikë në botën e sportit”, përfundoi trajneri i tenistit serb.

Në pamundësi për të luajtur në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara, Djokovic ka të ngjarë të kthehet në fusha në muajin shtator për të luajtur në Kupën Davis në Valencia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

La Liga
Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën  – dy klube angleze e duan atë

Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë

Premier League
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Joao Felix konfirmon se refuzoi gjigantin evropian për t’u transferuar tek Milani

Joao Felix konfirmon se refuzoi gjigantin evropian për t’u transferuar tek Milani

Serie A
Kalo në kategori