Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 11-të në kualifikimet për Kupën e Botës.

Kombëtarja e Kanadasë ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te El Salvador me rezultat të pastër 0-2.


Atiba Hutchinson dhe Jonathan David kanë shënuar dy golat në pjesën e dytë për këto tri pikë të mëdha.

Me këto tri pikë, Kanadaja vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 25 pikë, katër më shumë se SHBA e Meksika.

51858073637 6794c79ff8 o e1643862324667

Tani Kombëtarja kanadeze ndodhet vetëm një pikë larg kualifikimit në Kupën e Botës, kualifikim që do të ishte shumë i mirëseardhur pasi kanë 35 vite mungesë në një ngjarje të tillë.

Ndërkohë fitore në këtë xhiro ka shënuar edhe SHBA, që ka mposhtur Hondurasin me rezultat të pastër 3-0.

6AHAEXRNDFML5BMT3NWQ2AZVSI scaled

Ndeshja e zhvilluar në Allianz Field të Minnesotas është zhvilluar në kushte të jashtëzakonshme atmosferike, pasi temperatura gjatë zhvillimit të kësaj sfide ishte - 20 gradë celsius.

Weston McKennie, Zimmerman dhe Christian Pulisic shënuan golat për amerikanët në këtë sfidë. /Telegrafi/

telegrafi sport app