Kampioni i ri i Anglisë, Leicester City ka arritur ta përmbyllë me sukses transferimin e mesfushorit francez, Nampalys Mendy.

Mesfushori i talentuar francez është transferuar tek ‘Dhelprat’, nga skuadra Nice ku erdhi pas një stinori fantastik.


Për transferimin e Mendyt në Ligën Premier, Leicester City ka paguar rreth 15 milionë funte tek Nice.

Kësisoj pas transferimit të Mendyt, largimi i N’Golo Kantes nga klubi duket i pashmangshëm pasi për të kanë ardhur shumë oferta.

Real Madrid, Chelsea e Manchester United janë tri skuadrat më serioze për transferimin e Kantes. /Telegrafi/

Mendyy

telegrafi sport app