Kampionati Evropian apo Liga e Kampionëve – Zogaj tregon cila është arritje më e madhe
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Bekim Zogaj – ish-gjyqtari i njohur ndërkombëtar, i cili për herë të parë ndan rrëfimin e tij të plotë: nga një futbollist i zakonshëm pa shumë perspektivë, në një nga emrat më të respektuar të gjykimit në rajon. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Si një gjyqtar shqiptar i cili ka pasur fatin të referojë në Kampionatin Evropian si dhe në Ligën e Kampionëve, Zogaj rrëfen eksperiencën e tij si dhe zbulon cila ishte arritja më e madhe për të.
“Ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Evropiani është diçka, por kur të referosh rregullisht në Ligën e Kampionëve dhe me potencialin që ka pasur është ditur që do të merr shikueshmëri të madhe”.
“A referove Slloveninë, Danimarkën apo kur ta referosh Portugalinë qysh e kemi pas. Ronaldon e shikon tërë bota, por ne nuk jemi aty për Ronaldon por jemi për ta ushtruar profesionin tonë”.
“Edhe në ato dy ndeshje, por është edhe normal se presioni është më ndryshe, por shikueshmëria shihet: Liga e Kampionëve dhe Kampionati Evropian janë diçka tjetër”, përfundon ai.
Episodin e plotë me Bekim Zogajn mund ta ndiqni në RTV Dukagjini me fillim nga ora 17:10, si dhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com






























