LAJMI I FUNDIT:

Kamioni shtyp për vdekje tre nxënës derisa po e kalonin rrugën në vija të bardha (Foto/Video, +18)

Kamioni shtyp për vdekje tre nxënës derisa po e kalonin rrugën në vija të bardha (Foto/Video, +18)

Tre nxënës të një shkolle fillore janë shtypur për vdekje derisa dy tjerë janë lënduar rëndë, kur një kamion i shkel derisa po kalonin në vija të bardha për të shkuar në shkollë.

Një grup nxënësish po kalonin rrugën në vija të bardha, kur shoferi i një kamioni nuk frenoi dhe i shtypi për vdekje, ndërsa ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin kinez Guiping, transmeton Telegrafi.


Ekipet emergjente janë shfaqur në vendin e ngjarjes, por njëri nga nxënësit kishte mbetur i vdekur në vend, derisa katër tjerë u shtruan në spital ku pas disa orëve edhe dy tjerë ndërruan jetë, pasi nuk u mbijetuan plagëve të marra.

Dy fëmijë janë ende të shtrirë në spital pas lëndimeve të marra, por mjekët kanë konfirmuar se janë jashtë rrezikut për jetë.

Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat e elektrike, kanë filmuar momentin kur nxënësit të udhëhequr nga mësuesit e tyre po kalonin rrugën.

Por edhe pse njëri nga mësuesit kishte dalë para veturave me shenjën paralajmërues “Stop fëmijët në rrugë”, ky paralajmërim nuk vlejti për shoferin e papërgjegjshëm të kamionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori