LAJMI I FUNDIT:

Kamionë frigorifer vendosen para spitaleve të Nju Jorkut, ata vihen në funksion vetëm pas tragjedive të mëdha – për herë të fundit janë parë pas sulmeve të 11 shtatorit

Kamionë frigorifer vendosen para spitaleve të Nju Jorkut, ata vihen në funksion vetëm pas tragjedive të mëdha – për herë të fundit janë parë pas sulmeve të 11 shtatorit

Spitalet e Nju Jorkut kanë vendosur para objekteve morgje të improvizuara, me qëllim që në to të mund të fusin një numër të madh të vdekurve në kohën kur ky vend po ballafaqohet me goditjen më të fortë që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së coronavirusit.

Kamionët e bardhë frigorifer janë parë gjatë vikendit të parkuar para qendrave më të mëdha medicinale të këtij qyteti, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu janë vendosur tenda të shumta brenda të cilave po shihen duke hyrë e dalë punonjësit shëndetësor. Në këto tenda kryhen vlerësimet për numrin e personave të prekur me virusin vdekjeprurës.

Vetëm gjatë të dielës numri i të vdekurve në këtë qytet ka shkuar në 98, dhe atë më saktësisht që të gjithë kanë ndërruar jetë brenda shtatë orëve.

Për herë të fundit kur Nju Jorku kishte ndërtuar morg jashtë një spitali, kishte ndodhur pas sulmeve terroriste 11 shtatorit të vitit 2001 ku ishin rrëzuar kullat binjake.

Asokohe ishin përdorur për të vendosur gjymtyrët e trupave të pajetë, që janë gjetur nën rrënojat e kullave binjake që ishin rrëzuar gjatë sulmit terrorist.

Të dielën kanë rezultuar pozitiv 33.768 persona në Nju Jork, që është numri më i madh se në mbarë SHBA-të. E pamje të ndryshme që po qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqin punonjësit shëndetësor duke i futur nëpër këtë kamion frigorifer trupat e pajetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Botë
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Azia
Kalo në kategori