LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e sigurisë kapin momentin kur historiani rus hedh pjesët e trupit të dashurës në lumë

Kamerat e sigurisë kapin momentin kur historiani rus hedh pjesët e trupit të dashurës në lumë

Kamerat e sigurisë kanë filmuar historianin rus duke hedhur në lumë pjesët e trupit të pajetë të dashurës së tij, të cilën e kishte vrarë në shtëpinë e tij.

Oleg Sokolov, 63-vjeç, besohet se kishte qëlluar për vdekje të dashurën 24-vjeçe Anastasia Yeschenko, trupin e të cilës më pas e kishte copëtuar, transmeton Telegrafi.


Policia ruse ka bërë të ditur se trupi i copëtuar Yeschenkos ishte hedhur nga ura e Shën Petersburgut, e këtë e ka dokumentuar nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Sokolov ishte kapur nga policia në lumë pasi kishte rënë në ujë dhe vuante nga hipotermia, kurse në shpinë mbante një çantë brenda të cilës iu gjetën duart e partneres.

I dyshuari konsiderohet si historian i shquar  i universitetit ku Vladimir Putin kishte ndjekur studimet. Në momentin që ishte kapur ishte veshur në Napoleon Bonaparta, duke pranuar se kishte kryer vrasjen, dëshmi kjo shokoi opinionin në Rusi. /Telegrafi/