LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e sigurisë brenda zyrës, filmuan momentin kur një tërmet i fuqishëm goditi sot Greqinë

Kamerat e sigurisë brenda zyrës, filmuan momentin kur një tërmet i fuqishëm goditi sot Greqinë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Greqinë rreth orës 8:25 të mëngjesit. Fuqia e tij është regjistruar dhe raportohet të jetë prej 6,1 shkallë të Rihterit. Tërmeti kishte goditur rreth 258 kilometra në jug të Athinës.

Në rrjetet sociale tashmë kanë filluar të qarkullojnë pamjet e këtij tërmeti të fuqishëm. Kamerat e sigurisë brenda një zyre në Athinë, kanë filmuar momentin kur gjithçka brenda filloi të shkundet, transmeton Telegrafi.


Madje lëkundeshin tavolinat, karriget e materialet për zyra, kurse punonjësit menjëherë u ngritën në këmbë duke shikuar njëri-tjetrin me habi duke mos e ditur se çfarë po ndodhte.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 20 kilometra në jug të ishullit Antikitera, që gjendet mes ishujve Kreta dhe Kitera, në një thellësi prej 71 kilometra.

Mediat greke raportojnë se dridhjet e fuqishme të këtij tërmeti janë ndjerë pothuajse në të gjithë qytetet e Greqisë. /Telegrafi/