LAJMI I FUNDIT:

Kamçev në gjykatë thotë se është shantazhuar nga Boki 13 në emër të Janevës

Kamçev në gjykatë thotë se është shantazhuar nga Boki 13 në emër të Janevës

Orce Kamçev dhe Ana Kamçeva sot duhej të dalin para gjykatësve në Gjykatën Penale në Shkup si dëshmitarë për rastin “Haraçi” ku si të dyshuar janë Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski apo ndryshe siç njihet “Boki 13”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ana Kamçeva nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore që të jetë në seancë dhe për këtë e ka njoftuar gjykatën. Prezent në seancë ishte vetëm burri i saj, afaristi Orce Kamçev.


Kamçev ka thënë se është shantazhuar nga Boja Jovanovski gjatë gjithë kohës për t’i dhënë para, me arsyetimin se mund t’i ndihmojë duke ndikuar tek Katica Janeva, atëhëherë kryeprokurore në Prokurorinë Speciale Publike.

Bojan Jovanovskin e ka akuzuar se në disa raste i ka kërkuar shuma të majme parash, për reklamë në televizionin e tij “1TV”, ndërsa më vonë, gjithmonë sipas Kamçev njofton NovatTv përcjell Telegrafi Maqedoni, Boki 13 i ka propozuar një plan për një VIP qendër tregtare për ndërtimin e së cilës ka kërkuar 4 milionë euro.

Kamçev nuk ka lënë pa përmendur edhe prokuroren e PSP-së, Lile Stefanova, për të cilën tha se ajo i ka kërkuar që t’i blejë një dyqan në Shkup për ta shfrytëzuar vajza e saj si ordinancë stomatologjike. Këto pohime të Kamçev janë dëgjuar edhe në përgjimet e publikuara nga “La Verita” italiane, të cilat i ka refuzuar Stefanova.

Në seancën e parë për këtë rast, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçec, e pranoi fajin kurse një ditë më vonë, ai u dënua me tre vite burg për pjesmarrje dhe negociata mes palëve të përfshira në këtë rast korrupsioni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori