LAJMI I FUNDIT:

Kamberi: Raporti i DASH-it godet ashpër Serbinë për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve

Kamberi: Raporti i DASH-it godet ashpër Serbinë për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve
Foto: Arkiv

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022, ka potencuar diskriminimin etnik të shqiptarëve.

Kamberi ka deklaruar se në Raportin për Serbinë, në seksionin me titull “Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik” (faqe 30-32), goditet ashpër Serbia për diskriminimin sistematik shtetëror e institucional që siç ka thënë ai, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës po zbatohet ndër vite.

DASH: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë
Lexo po ashtu DASH: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë

“’Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi”, thekson Raporti i DASH, shkruan Kamberi.

“‘Aplikimi i këtij ligji për të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative’, siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se ‘autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike’, përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb sikurse shefi i Shërbimit serb të inteligjencës (BIA) A. Vulin”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Tutje, Kamberi ka thënë se raporti i DASH-it nënvizon edhe çështjen e nënpërfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucionet publike e shtetërore, që “është forma më e vrazhdë e diskriminimit dhe mosrespektimit të obligimeve ndaj komunitetit shqiptar, të cilat Serbia i ka marrë me tre marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit shqiptarë: 2001, 2009 dhe 2013”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori