Nga: Kevin Carroll, ish-zyrtar i CIA-s, ish-oficer i Ushtrisë amerikane dhe ish-këshilltar i lartë i ish-sekretarit të sigurisë së Brendshme, John Kelly / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Asnjë zyrtar i lartë i qeverisë amerikane, në bisedën tashmë famëkeqe në aplikacionin Signal, të quajtur Houthi PC Small Group, nuk dukej i ri në atë lloj grupi, as i habitur nga ndjeshmëria e temës së diskutuar në atë forum të pasigurt – madje, as kur sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndërhyri me detaje për një sulm ajror që po përgatitej. Askush nuk kundërshtoi – as drejtoresha e inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard, e cila ndodhej jashtë vendit dhe po përdorte telefonin e saj personal për të diskutuar operacionet ushtarake në pritje; as i dërguari presidencial, Steve Witkoff, që ndodhej në Moskë në atë kohë. Megjithatë, shumica e këtyre zyrtarëve gëzojnë luksin e qasjes në sistemet e sigurta të komunikimit të qeverisë gjatë gjithë kohës – 24/7/365.
Nga këto fakte mund të nxirren përfundime të arsyeshme. Së pari, kabineti i sigurisë kombëtare i Trumpit diskuton shpesh informacione të fshehta, përmes pajisjeve personale të pasigurta. Së dyti, kundërshtarë të sofistikuar, si Rusia dhe Kina, i përgjojnë këto komunikime – sidomos ato që dërgohen apo pranohen brenda territoreve të tyre. Së treti, për pasojë, shërbimet armiqësore të inteligjencës ndoshta tashmë zotërojnë materiale për shantazh ndaj këtyre zyrtarëve, bazuar në bisedat e tyre të pakujdesshme për tema të ngjashme. Së katërti, si ish-zyrtar i administratës së parë të Trumpit dhe si ish-zyrtar i CIA-s, besoj se arsyeja pse këta zyrtarë rrezikojnë të komunikojnë në këtë mënyrë është që të shmangin ruajtjen e komunikimeve të tyre, siç kërkohet nga Akti për Regjistrat Presidencial (Presidential Records Act), dhe për të mos u zbuluar në proceset gjyqësore, për të mos u ftuar në gjyq dhe për të mos iu nënshtruar kërkesave për Aktin e Lirisë së Informimit (Freedom of Information – FOIA). Dhe, së pesti, askush nuk dukej se kishte frikë se do të hetohej nga Departamenti i Drejtësisë për atë që duket të jetë një shkelje e Nenit 793(f) të Aktit për Spiunazhin – që shpërfilljen e rëndë në trajtimin e informatave të klasifikuara e bën një vepër penale. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, dhe prokurorja e përgjithshme, Pam Bondi, e konfirmuan shpejt këtë brengë. Në mënyrë të habitshme, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, as që pranoi para Kongresit se ai dhe kolegët e tij kishin bërë një gabim.
Pasojat e kësaj janë të shumta. Sekretari i shtetit, Marco Rubio, duhet të sqarojë deklaratat e kolegëve të tij që përshkruajnë partnerët evropianë si “të mjerë”, përballë ministrave të Jashtëm që tashmë janë dyshues ndaj qëllimeve të ShBA-së. Aleatët, të cilët edhe më parë ishin hezitues për të ndarë sekretet e tyre me ShBA-në, për shkak të shqetësimeve të arsyeshme për kundërzbulimin lidhur me afërsinë e Trumpit me Vladimir Putinin, do të heshtin edhe më shumë – për të mos rrezikuar që burimet e tyre të zbulohen nga të emëruarit e Trumpit. Gabbard dhe Ratcliffe mund të kenë dhënë dëshmi të rreme para Kongresit lidhur me faktin nëse biseda e tyre në Signal përfshinte informacione të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare; në çdo rast, besueshmëria e tyre në Kapitol Hill është shkatërruar. Si ish-oficer i CIA-s, dyshoj se vartësit e këtyre drejtorëve nuk do të preferojnë të ndajnë informacione me përdorim të kufizuar në të ardhmen me ta. Hegseth, i konfirmuar si sekretar me një votim 51-50, pavarësisht shqetësimeve për karakterin dhe seriozitetin e tij, e humbi çdo autoritet moral për të udhëhequr departamentin e Mbrojtjes, duke gënjyer automatikisht për sjelljen e tij, duke pretenduar se artikulli i Jeffrey Goldbergut – redaktori i revistës The Atlantic, i përfshirë pa dijeni në zinxhirin e mesazheve – është në njëfarë mënyre një “mashtrim”, pavarësisht faktit se Shtëpia e Bardhë e kishte konfirmuar në atë kohë vërtetësinë e tij.
Trumpi e hedh poshtë këtë skandal – tashmë nën hetim nga inspektori i përgjithshëm i Pentagonit – si një “gjueti shtrigash”, dhe mbështetësit e tij do të ndjekin shembullin. Por, çdo senator që votoi për të konfirmuar këta zyrtarë të sigurisë kombëtare, pavarësisht dyshimeve rreth karakterit dhe kualifikimeve të tyre, e di në heshtje se mban një pjesë të përgjegjësisë për këtë katastrofë. Nga frika e përballjes me sfidues në zgjedhjet republikane, të financuara nga Elon Musk, këta senatorë dështuan në detyrën e tyre të shenjtë kushtetuese për të dhënë këshilla të mençura dhe pëlqim të pavarur për emërimet në postet më të rëndësishme të kabinetit të luftës së ShBA-së. Si do ta kishin justifikuar ata këtë neglizhencë para familjeve të të rënëve – ndoshta edhe vetë votuesit e tyre – nëse anëtarët e lëvizjes Huti do të kishin përdorur informacionin nga biseda në Signal, si për shembull orarin e goditjes së një objektivi të caktuar, për të ripozicionuar sistemet e tyre kundërajrore dhe për të goditur aeroplanët që po afroheshin?
Unë vetë kam shërbyer në Jemen si oficer për aktivitete të ndjeshme në Komandën e Operacioneve Speciale (qendrore). Ajo që binte në sy e që mungonin në bisedën në Signal ishin oficerët me uniformë që ishin përgjegjës për misionin e fundit luftarak: kryetari në detyrë i Shtabit të Përbashkët, admirali Christopher Grady; komandanti i Komandës Qendrore, gjenerali Michael Kurilla; dhe komandanti i Operacioneve Speciale, gjenerali Bryan Fenton. Këta burra të mirë do ta kishin shprehur menjëherë kundërshtimin: diskutimi i lirshëm në telefona të pasigurt, për një operacion që po afronte, rrezikon jetën e marinarëve dhe marinsave amerikanë që mbrojnë anijet luftarake në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, të pilotëve detarë që fluturojnë drejt objektivit mbi breg, dhe me shumë gjasë edhe operatorëve specialë, oficerëve të inteligjencës dhe burimeve njerëzore që veprojnë në fshehtësi në terren.
Nuk ka nevojë për mbi 30 vite përvojë në uniformë për të kuptuar se një diskutim i detajuar, por i pasigurt, është i gabuar për një mision ushtarak në pritje; edhe pjesëmarrësit në atë bisedë e dinin këtë. Thjesht, nuk u interesonte – jo aq sa u interesonte të mbanin komunikimet e tyre ligjërisht të pazbulueshme. Ata ndihen të sigurt, në bindjen se, në këtë epokë të re pa sundimin e ligjit, FBI-ja e Patelit dhe Departamenti i Drejtësisë i Bondit nuk do të ngrenë kurrë akuza ndaj tyre – për një krim për të cilin pjesëtarët me uniformë të shërbimit ushtarak ndëshkohen rregullisht edhe për shkelje shumë më të vogla. Siç e bëri të qartë prokurorja e përgjithshme në deklaratat e saj për këtë çështje, organet federale të zbatimit të ligjit janë tani plotësisht në shërbim të interesave personale dhe politike të Trumpit.
Shumica e zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane, në vitin 2025, për fat të keq janë larguar prej kohësh nga tradita fisnike e dorëheqjes me nder. Por, pjesëmarrësit në bisedën në Signal duhet të marrin parasysh vërejtjen e dhimbshme të personazhit producent nga Holivudi, Jack Woltz, drejtuar avokatit të mafias, Tom Hagen, në filmin Kumbari [The Godfather] – për dashnoren e tij të pakontrolluar: “Një njeri në pozitën time nuk mund të përballojë të duket qesharak”. Trumpi, Departamenti i Drejtësisë dhe Kongresi Republikan ndoshta nuk do t’i detyrojnë ata të japin dorëheqjen, por për aleatët dhe kundërshtarët e ShBA-së – dhe për vartësit e tyre – këta zyrtarë tashmë duken qesharakë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”, fjalët e fundit e të riut që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut

Para falso me çmim të lirë, me 20 euro merr 1, 650 euro

Pas 13 viteve, Erdogan takohet me deputetët kurdë - duan t'i japin fund konflikt dyzetvjeçar

Trump pranon se mund të ketë "probleme" për Amerikën pas pezullimit të disa tarifave

Luani kafshon në qafë një burrë në Fier, policia reagon pasi videoja u bë virale në Tiktok

Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje