LAJMI I FUNDIT:

Kam mësuar…

Kam mësuar…

Nga: Paulo Coelho

  • Kam mësuar se sado të përkujdesesh për të tjeret, s’është e thënë të ta kthejnë po njëlloj përkujdesjen.
  • Kam mësuar se duhen vite për të ndërtuar besimin dhe fare pak sekonda për ta thyer.
  • Kam mësuar se sado të mirë të jenë miqtë, herë pas here do të të lëndojnë por duhet t’i falësh ata.
  • Kam mësuar që nuk ka rëndësi çfarë ke në jete por kë ke. Kam mësuar se nuk duhet të shkatërrosh kurrë një shfajësim më një justifikim.
  • Kam mësuar se duhet gjithmonë të krahasohesh me më të mirën që bëjnë të tjerët.
  • Kam mësuar se duhet një kohë e gjatë që të bëhem njeriu që dëshiroj të jem.
  • Kam mësuar që duhet të largohesh nga njerëzit e zemrës me fjalë dashurie pasi mund të jetë hera e fundit që i shikon.
  • Kam mësuar që mund të vazhdosh shumë më përpara edhe kur thua që s’mundesh më.
  • Kam mësuar që jemi përgjegjës për atë që bëjmë, pavarësisht si ndjehemi.
  • Kam mësuar që ose ti kontrollon sjelljen tënde ose ajo të kontrollon ty.
  • Kam mësuar që ndonjëherë personat që mendoje se do gëzonin nga mundja juaj, janë ato që mund t’ju ndihmojnë të ngriheni sërish.
  • Kam mësuar që kur jam i nevrikosur kam të drejtë të jem i nevrikosur por nuk kam të drejtë te jem i pashpirt.
  • Kam mësuar që një miqësi dhe dashuri e pastër rritet edhe në distanca të mëdha.
  • Kam mësuar që një njeri dhe pse nuk të do në mënyrën që ti kërkon nuk do të thotë që nuk të do me maksimumin e tij.
  • Kam mësuar që të maturohesh ka të bëjë me eksperiencat dhe çfarë ke mësuar prej tyre dhe jo me ditëlindjet që ke kaluar.
  • Kam mësuar që nuk është mjaftueshëm të falësh nga të tjerët, shpesh duhet të falësh veten tënde.
  • Kam mësuar se sado e plagosur të jetë zemra jote, bota nuk ndalon për pikëllimin tënd.
  • Kam mësuar që rrethanat e jetës mund të kenë ndikuar në atë çfare jemi, por ne jemi përgjegjës për atë çfarë do bëhemi.
  • Kam mësuar që një person i pasur nuk është ai qe ka shumë por ai që kërkon pak.
  • Kam mësuar që s’kemi përse ti zëvendësojmë miqtë vetëm se ato kanë ndryshuar.
  • Kam mësuar që s’duhet të jesh aq i egër për të zbuluar ndonjë sekret sepse mund të të ndryshojë jetën përgjithmonë.
  • Kam mësuar që certifikatat e varura në mur nuk të bëjnë njeri më të mirë.
  • Kam mësuar që personat për të cilët përkujdesesh më shumë në këtë botë, largohen shumë shpejt.
  • Kam mësuar se njerëzit harrojnë atë çfarë them apo bëj, por nuk harrojnë si i bëre të ndjehen.