LAJMI I FUNDIT:

I kaluan 365 ditë duke prodhuar një kopje të Bugatti Chiron, vietnamezët arrijnë që ëndrrën ta bëjnë realitet

I kaluan 365 ditë duke prodhuar një kopje të Bugatti Chiron, vietnamezët arrijnë që ëndrrën ta bëjnë realitet

Një grup i të rinjve të dhënë pas veturave sportive, kanë arritur që ëndrrën e tyre ta bëjnë realitet duke ndërtuar një kopje të super-veturës Bugatti.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin një grup miqsh nga Vietnami, të cilët fillimisht ndërtojnë strukturën e metaltë të një Bugatti Chiron, që zakonisht shitet 3 milionë euro, transmeton Telegrafi.


Gjatë 365 ditëve, ata përdorën materiale të ndryshme për të dizajnuar fillimisht karrocerinë dhe më pas me përdorën një lloj balte që shërben si shabllon.

Ata nuk u ndalën me keq, vendosën dritat LED dhe motorin, duke e nxjerr më pas në rrugë për ta testuar. Në shikim të parë dukej sikur bëhej fjalë për një model origjinal të Chiron.

Megjithatë videoja e të rinjve ka zgjuar interesim të madh tek adhuruesit e veturave sportive, që e shpërndanë në platforma të ndryshme videon. /Telegrafi/