I kaluan 25 ditë në det duke mos e ditur se bota është “pushtuar” nga pandemia, kur u ankoruan e kuptuan për coronavirusin
Elena Manigetta dhe Ryan Osbourne në vitin 2017 kishin vendosur të lënë punët nga të cilat jetonin, të blejnë një anije dhe të udhëtojnë nëpër botë, raporton BBC.
Ata kanë lutur familjet e tyre të mbajnë kontakte me ata, por me kushtin që mos t’ju kumtojnë lajme të këqija, transmeton Telegrafi.
Dyshja që dikur jetonin në Mançester të Anglisë, gjatë muajit të kaluar u nisën për në Oqeanin Atlantik drejt Ishujve Karaibe, derisa coronavirusi që për ta ishte diçka e panjohur po përhapej me shpejtësi të madhe nëpër botë.
Pas 25 ditëve qëndrimi në det ku shumë pak kishin komunikim me botën e jashtme, dyshja në mars planifikonte të ndalej në një ishull të vogël. Megjithatë, kur arritën të kapin valët e telefonit, e kuptuan se ishulli është mbyllur dhe se bota është pushtuar nga pandemia për të cilën ata kurrë nuk kishin dëgjuar.
Familja e Elenas është nga rajoni i Lombardisë në Itali, që konsiderohet si vendi që më së rëndi është goditur nga coronavirusi në Evropë. Ata fillimisht kishin menduar të ndalen në Karaibe, por kur mbërritën atje e kuptuan se të gjithë kufijtë janë mbyllur.
Kështu dyshes iu desh të udhëtojnë në një ishull tjetër dhe kur arritën në brigje kapën valët 4G, që u ndihmoi shumë që përmes telefonave ta kuptojnë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe sa është përhapur epidemia.
“Një mikeshë e jonë ishte në Saint Vincent dhe arritëm të vëmë kontakte me të, por ajo na tha se do të na refuzohet hyrja sepse jam shtetase italiane, edhe pse për muaj të tërë nuk kam qenë në Itali”, tha Elena.
Për fa të mirë, dyshja fal sinjalit të GPS kanë mundur ta dëshmojnë se nga kanë udhëtuar dhe se prej muajsh nuk kanë qenë në Itali.
“Kur u ankoruam, i kam telefonuar babait i cili më tha që të mos bëj panik. Më ka dërguar një artikull të New York Times lidhur me qytetin tonë, dhe aty mbeta e shokuar”, ka shtuar Elena.
Ajo dhe Ryan aktualisht janë të sigurt në Saint Vincent, por janë duke u brengosur shumë sepse nuk po e dinë edhe për sa kohë do të qëndrojnë aty.
Qëllimi i tyre është që sërish të nisin udhëtimet me anije, pasi që në qershor fillon sezoni i uraganeve, por në anën tjetër e dinë se shtetet janë mbyllur për shkak të epidemisë.
“Kemi mbetur si në një lloj sandviçi mes virusit dhe uraganit”, ka thënë ajo për fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking
Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025
Video e çuditshme nga rrugët e Zagrebit po përhapet në internet
Apartamenti në Skoci që po lëshohet me qira për 1000 euro bëhet viral – shkak një detaj në tualet
I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni
Fshati italian që ia ndalon banorëve të sëmuren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025