Këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi, tash e sa vite është zhvendosur në Londër, ku jeton së bashku me burrin dhe djalin e saj, Tristanin.

Pavarësisht largësisë, Kaltrina është shumë e lidhur dhe mundohet të vijë sa më shpesh që të jetë e mundur.


Së fundmi, ajo është rikthyer sërish në Prishtinë, ku po shijon disa ditë të mira pushimi krah familjarëve të saj.

Kaltrina është mjaft e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, ani pse nuk është shumë aktive në to.

Mirëpo së fundmi, këngëtarja ka publikuar për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive në një nga lagjet e Prishtinës.

E veshur me xhinse dhe një xhup të shkurtër të zi, këngëtarja tregoi edhe njëherë se stili është pika e saj e fortë.

Ajo shquhet edhe për linjat trupore të saj, të cilat janë të lakmueshme nga çdo femër. /Telegrafi/