LAJMI I FUNDIT:

Kaloi ligji për agjencinë e re të përgjimeve në Maqedoni (Video)

Kaloi ligji për agjencinë e re të përgjimeve në Maqedoni (Video)

Qeveria ka miratuar propozim ligjin për formimin e Agjencisë tekniko-operative (ATO) ose në Maqedonisht e njohur si (OTA) e cila do të zhvillojë procesin e përgjimit. Sipas propozimit dhe sipas shpjegimeve të krerëve të policisë që sot e elaboruan ligjin në një brifing me gazetarët, kjo Agjenci do të nisë me punë në nëntor të 2018-tës. Do ketë pajisje të reja që do të jetë në pronësi në operatorit të telekomunikimeve, por do jetë krejtësisht e pavarur dhe e izoluar nga keqpërdorimet e mundshme.

Ende nuk ka një plan të saktë se ku do ta ketë objektin kjo Agjenci, sa të punësuar do të ketë, të çfarë profilit do të jenë, por sidoqoftë është e sigurt se ajo do të shkëputet nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe në të tërësi nga Ministria e Punëve të Brendshme.


Aparatet e përgjimit do të mund t’i lëshojë vetëm Agjencia, por ajo nuk do të ketë qasje deri tek materialet e përgjuara e as deri tek numrat që përgjohen pasi ato do të jenë të koduar me shifra. Kjo pasi nuk do të ketë mjete ku mund të dëgjohet ose shihet përgjimi, por ato do ti jepen me sistem të posaçëm atij që ka urdhëruar ndjekjen e komunikimit që mund të jetë Policia Financiare, Prokuroria ose ndonjë institucion tjetër me autorizim të tillë.

Lejet për ndjekjen e komunikimit do t’i japë Gjykata e Lartë

Në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet, është propozuar që të formohet një trup i veçantë i sektorit civil i cili do të jetë avokat i qytetarëve që dyshojnë se mund të jenë pre e përgjimit të paligjshëm. Qytetarët nëse dyshojnë se janë duke u përgjuar ilegalisht, do duhet të dorëzojnë ankesë në këtë trup, i cili do ti dorëzojë ankesat në Kuvend. Komisioni i Kuvendit i paraparë për kontrollin e punës së OTA-s në çdo kohë mund të shkojë të kontrollojë sistemet e përgjimit.

Meqë drejtoria e pestë në DSK që ishte e përcaktuar për përgjimin, do të largohet tërësisht nga MPB-ja, puna e DSK-së do të mbetet vetëm mbledhja informatave të sigurisë së përgjithshme dhe kundërzbulimi.

Siç informoi ministri i brendshëm, drejtori ose oficeri i policisë që do drejtojë Agjencinë por edhe zëvendësi i tij, do zgjidhen në Parlament, me dy të tretën e votave të deputetëve.

Të gjitha materialet e përgjimit do të arkivoen në Gjykatën e Lartë./Shenja/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori