Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ndaluar një shtetas i Serbisë për kalim ilegal të kufirit.

Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, të premten në ora 14:25.


“Policia gjatë patrullimit, kanë ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë i cili kishte tentuar ta kalojë në këmbë ilegalisht kufirin Republika e Kosovës –Serbi. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në procedurë të shpejt pranë gjykatës”, thuhet në raport.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/