LAJMI I FUNDIT:

I kaloi 48 vjet në burg nën akuzën për vrasje, lirohet amerikani 70 vjeç – u konstatua se nuk e kishte kryer krimin

I kaloi 48 vjet në burg nën akuzën për vrasje, lirohet amerikani 70 vjeç – u konstatua se nuk e kishte kryer krimin

Glynn Simmons (70) nga SHBA, ishte i pafajshëm në burg për gati gjysmë shekulli për vrasjen e vitit 1974, shkruan BBC.

Simmons u burgos për 48 vjet, që është dënimi më i gjatë që një person i pafajshëm ka vuajtur në SHBA, transmeton Telegrafi.


Këtë javë, gjyqtarja e qarkut të Oklahomas, Amy Palubo, e shpalli Simmons të pafajshëm. Në aktgjykim thuhet se në bazë të provave të qarta dhe bindëse, gjykata ka konstatuar se ai nuk e ka kryer krimin për të cilin Simmons u dënua dhe u burgos.

Simmons kreu 48 vjet, një muaj e 18 ditë burg, për vrasjen e Carolyn Sue Rogers gjatë një grabitjeje të një dyqani pijesh alkoolike në periferi të Oklahoma City. Sipas Regjistrit Kombëtar të Lirimit me Kusht, Simmons është i burgosuri më jetëgjatë që është liruar.

Simmons ishte 22 vjeç kur ai dhe i pandehuri Don Roberts u dënuan me vdekje në vitin 1975. Dënimet më vonë u reduktuan në burgim të përjetshëm për shkak të vendimeve të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për dënimin me vdekje.

Simmons tha se ishte në shtetin e tij të lindjes, Luiziana në kohën e vrasjes. Një gjykatë e qarkut e anuloi dënimin e tij në korrik të këtij viti, pasi konstatoi se prokurorët nuk ia kishin dorëzuar të gjitha provat avokatëve mbrojtës, duke përfshirë se një dëshmitar kishte identifikuar të dyshuar të tjerë.

Simmons dhe Roberts u dënuan pjesërisht për shkak të dëshmisë së një adoleshenti që ishte qëlluar në pjesën e pasme të kokës. Adoleshenti ka treguar me gisht disa meshkuj të tjerë gjatë identifikimit të autorit nga policia. Roberts u lirua me kusht në vitin 2008.

Personat e dënuar gabimisht që shërbejnë në Oklahoma kanë të drejtë për kompensim deri në 175,000 dollarë. Simmons aktualisht po lufton me kancerin e mëlçisë. Mijëra dollarë janë mbledhur përmes GoFundMe për të mbuluar shpenzimet e tij të jetesës dhe kimioterapisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori