Kallëzim penal ndaj një ish-kryetari të Shkupit, ka keqpërdorur detyrën zyrtare
Kallëzim penal është dorëzuar ndaj një ish-kryetari të Shkupit, për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur buxhetin komunal për gati 11 mijë euro, mjete këto që i janë paguar operatorit ekonomik të përzgjedhur për rindërtimin e një terreni sportiv në një shkollë të mesme.
Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një komunikate për media, bën të ditur se Departamenti i Policisë Kriminale ka kryer veprime parahetuese pasi i kallëzuari dyshohet se ka kryer vepër penale” keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Sipas informacioneve të MPB-së, personi edhe pse nuk ka qenë në krye të detyrës ka planifikuar rikonstruksionin e një terreni sportiv në një shkollë të mesme, duke e ditur se shkollat e mesme, sipas Ligjit për arsimin e mesëm, janë nën kompetencë të qytetit të Shkupit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251