LAJMI I FUNDIT:

Kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra nga Serbia – policia ndalon pesë vetura në Zveçan

Kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra nga Serbia – policia ndalon pesë vetura në Zveçan

Policia e Kosovës gjatë të mërkurës kanë ndaluar pesë automjete të ngarkuara me mall të dyshuar për kontrabandim në fshatin Kozarevë, në komunën e Zveçanit.

Sipas njoftimit për media thuhet se katër nga pesë veturat kishin targa të Serbisë.


“Me datën 11.10.2023, rreth orës 22:45 në lokacionin e lartcekur, nga njësitë kompetente policore janë ndaluar pesë automjete të dyshuara, ku nga to 4 (katër) me targa të Serbisë dhe 1 (një) me targa të RKS-së, që të gjitha me drejtues 5 (pesë) të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit të mjeteve janë hasur sasi e konsiderueshme e mallrave (produkte ushqimore dhe higjienike) të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit iniciohen rastet ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandim me mallra’, ku të njëjtat procedohen në procedurë të rregullt, ndërsa mjetet e përfshira në rast dhe mallrat e ngarkuara sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor – Mitrovicë për procedura të mëtejme, në koordinim me Doganën e Kosovës për trajtim sipas kompetencave. /Telegrafi/