Karen Murdock, pronarja e tij dhe trajneria, thotë se Lukas është në gjendje të numërojë dhe të dallojë sendet e formave të ndryshme, di shkronjat e emrit të tij dhe di të bëjë dallimin ndërmjet një grupi të sendeve të cilat janë të ndryshme ose të ngjashme.

Përkundër IQ së lartë të kuajve, Lukas nuk ishte regjistruar në librin e rekordeve Guinness derisa nuk u përcaktuan qartë kriteret për regjistrimin e tij. Më në fund këtë muaj arriti vërtetimi zyrtar për rekordin në kategorinë “Më së shumti numra të cilat i identifikoi një kalë brenda një minute”, pasi ai me sukses identifikoi 19 numra për më pak se 60 sekonda.


Edhe pse rekordi tash është zyrtar as Lukas e as pronarja nuk ndalen. Do të vazhdojnë me stërvitjet për vendosjen e rekordeve të reja. /Telegrafi/